Sondazhet: Vetëvendosja fiton zgjedhjet në Kosovë

Exit-Polli i transmetuar në Klan Kosova nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 41.8%. Pason PDK me 16.5%, LDK- renditet e treta me 15.2%, NISMA me 2.6% nuk e kalon pragun.

Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues nga rreth 115 anketues.

Ndërsa, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 47,9%
Partia Demokratike e Kosovës 17,7%
Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%
Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe
Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.
Sipas këtij EXIT POLL-i renditja në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu:
LVV –55 deputet
PDK- 20 deputet
LDK- 17 deputet
AAK-8 deputet dhe
Komunitetet do t’i kenë 20 deputet.

Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53 për qind.

Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se sipas këtij sondazhi LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %.

Sondazhi ka pasur mostër prej 2 mijë e 500 anketa, prej të cilëve vetëm afërsisht 35 persona nuk janë përgjigjur.

Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë, sipas projeksionit të KOHËS.

Përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, VV-ja pritet të fitojë 58 deputetë. Në përqindje, VV-ja do të ketë 50.7 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë për pozitën e dytë. PDK-ja, sipas projeksionit, pritet të dalë e dyta me 15.4 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me vetëm 0.3 për qind më pak. Sipas kësaj, të dy partitë do të kenë nga 17 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë po ashtu pjesë e Kuvendit. Ajo pritet të marrë 6.8 për qind të votave, apo 8 deputetë.

Nisma Socialdemokrate, sipas projeksionit të KOHËS, nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë më pak se 3 për qind të votave.

vvv

111