Durrësi i “rilindjes” në video 3D, reagimi i fortë i Palokës ndaj Ramës: Ke rrjedhur komplet! Ja si janë ndërtesat pas tërmetit

Drejtuesi politik i PD për Qrkun e Durrësit, Edi Paloka ka reaguar ndaj Ramës për videon 3D që publikoi nga Durrësi.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, pasi “ndërtoi” një ishull në Osum të Beratit, katër aeroporte e dy aerodrome duke filluar nga Kukësi në Vlorë e Gjirokastër ; dy resorte dimërore super luksoze në Shistavec e në Korçë ; rrugë , ura e tunele në të gjithë Shqipërinë…sot në 30 sekonda “transformoi” edhe Durrësin !!!.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Durresi i “rilindjes” -Propaganda dhe realiteti

Rama ka postuar edhe sot nje video ne 3D ; Si do transformohet Durresi…

Pasi “ndertoi” nje ishull ne Osum te Beratit, kater aeroporte e dy aerodrome duke filluar nga Kukesi ne Vlore e Gjirokaster; dy resorte dimerore super luksoze ne Shistavec e ne Korce; rruge, ura e tunele ne te gjithe Shqiperine… sot ne 30 sekonda “transformoi” edhe Durresin !!!

Duhet te kesh pafytyresine e Rames qe te vazhdosh edhe pas tete vitesh te mashtrosh me te njejtat menyra te dala boje. Ky njeri ose i mendon njerzit komplet budallenj ose ka rrjedhur komplet vete ne se pret qe shqiptaret te vazhdojne ta besojne!

Nderkohe qe Rama tallet me video ne 3D, e vazhdon me propagande boshe, durrsaket perjetojne nje realitet krejt tjeter.

Sot po permend vetem nje element; gjendjen e ndertesave te demtuara nga termeti gati nje vit e gjysem pas termetit. Jane marre mbi nje miliard euro nga BE e donatoret dhe Rama del perdite ne media duke bere propagande per “rindertimin”. Po ja kush eshte gjendja e ndertesave te demtuara nga termeti vetem ne nje lagje te Durresit, ne lagjen 13.

4 8

2 39

1 49

3 21