Covid-19 i merr jetën në moshën 35 vjeçare montazhierit të televizionit (Foto)

E tmerrshme! Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 35 vjeçare montazhierit të televizionit
Julian Buzo, montazhier në Tv Klan ka humbur jetën pas një betejë të gjatë me Covid. Lajmi është dhënë nga kolegët e tij.

Julian Buzo, kishte disa vite që punonte si montazhier në Tv Klan.

Ai ishte bashkëshorti i gazetares së STOP, Odeta Gjevori. Ndërkohë që kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.

“Jam pa fjale, i tronditur, ne gjendje shoku, per humbjen tende.
Nuk mundem ta besoj Juli kete ikje.
Te njoha ne montazhin e redaksise se Tv Klan.
Djale i shkelqyer, sapo ishe bere baba.
Ngushellime familjes tende dhe bashkeshortes Odetes”, shkruan gazetari Dritan Laçi.

1 50

3 22