Denoncimi i kryefamiljarit në Tiranë: Më përjashtuan nga rindërtimi se nuk votova Erion Veliajn

Bashkia e Tiranës po përjashton nga procesi i rindërtimit banorë të fshatrave që nuk kanë votuar Erion Veliaj. Denoncimin e bëri Nexhi Buci, gjatë një takimi me drejtuesin politike të PD në zonën e Picallës, në Tiranë, Belind Këlliçi. Pamjet tregojnë shtëpinë të dëmtuar rëndë, por familjes I është refuzuar përfitimi nga procesi I rindërtimit.

“Nuk kemi marrë asnjë lloj zgjidhje për shtëpinë. Asnjë lloj ndihme as nga qeveria, as askush. Unë kam 5 mijë lekë pension. Kryetari i Bashkisë nuk merret me mua vetëm, sepse jam demokrat. Nuk përjashtohet kështu dhe nuk lihet shtëpia pa pare, sepse jemi demokrat apo socialist, por sepse ne jemi shqiptar”, tha ai.

Belind Këlliçi theksoi se është e papranuehsme që një familje të ketojë në kushte kaq të rënda prej 14 muiajsh dhe bashkia të refuzojë ta ndihmojë vetëm për shkak të bindjeve politike.

“Ne më të vërtetë jemi demokrat, por jemi shqiptarë. Shpresa jonë e fundit është të ndërrojë qeveria ose do largohemi nga këtu”, tha djali i shtëpisë.

4v

kk 1