Covid-19 del jashtë kontrollit, spitalet nuk pranojnë më pacientë, nuk ka më shtretër të lirë

Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit. Spitalet përzënë pacientët nga një spital në tjetrin pas nuk ka vende për t’u shtruar.

Kapacitet spitalore po shkojnë drejt kufirit kritik, ku vetëm 48 shtretër të lirë në 4 spitalet Covid. Skaneri i Sanatoriumit prej javësh është jashtë funksioni.

Dita ditës situate në spitalet Covid po rëndohet këtë fakt e provon dhe rasti më i fundit i zotëris nga Lapraka ku spitali Infektiv e dërgoi në Sanatorium, por Shefqet Ndroqi nuk e pranon se nuk ka vende të lira duke ja kthyer mbrapsh përsëri të vëllain për në spitalin Infektiv.

Ai shprehet i irrituar se vëllai i tij po rrezikon seriozisht shëndetin pasi ka ardhur në gjendje të rënduar, por pas disa orë xhiro nëpër Tiranë nuk e akomodojnë në spital.

Në pakë minuta në spitalin Infektiv janë paraqitur një duzinë autoambulancash një pjesë e tyre për shtrim ndërsa një pjesë tjetër janë përcjellë nga spitali Sanatorium për ekzaminim në Infektiv.

Skanerit imazherik prej 2 javësh ka dalë jashtë funksioni. Ose më saktë ashtu siç e quan edhe kryeministri i vendit për një ‘llamp të djegur’.

Deri më tani 90 % e kapaciteteve spitalore janë të ezauruar duke ngelur shumë pak shtretër të lirë në ndihmë të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim në kohën kur prej 2 javësh numrat e infektimeve kanë kaluar mbi 1000 raste ditore.

Në skenarin e radhës priten që spitalet Rajonale të futen në sistemin e spitaleve Covid, por ministria deri më tash nuk ka publikuar shifra se sa pacient me Covid -19 po marrin shërbim në rrethe se sa pacient të infektuar po trajtohen në spitalet private të vendit