Basha me operatorët turistikë: Taksa e sheshtë 9%, heqje e taksës Rama mbi karburantet 240 lekë/litër, ulje e çmimit të energjisë

Nga Lulzim BASHA

Bisedova me disa operatorë turistikë në qytetin e Durrësit, ekonomia e të cilit është goditur rëndë nga rënia e madhe e turizmit dhe braktisja e plotë e qeverisë. Prej 8 vitesh, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën, dhe agjensitë turistike janë shembulli tipik i bizneseve që nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Së bashku folëm për ndikimin e madh pozitiv që do të ketë për turizmin unifikimi i TVSH-së 6% për të gjithë bizneset e këtij sektori. Bashkë me masat e tjera si taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës Rama mbi karburantet 240 lekë/litër, ulja e çmimit të energjisë dhe moratoriumi i inspektorëve për 1 vit, TVSH 6%, do të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe më shumë investime në turizëm.

Programi ynë nuk është një listë premtimesh por një plan serioz pune. Ulja e taksave dhe kostove të prodhimit dhe programet e mbështetjes për operatorët turistikë, janë plane pune të cilat do të bëhen realitet sapo unë të zgjidhem kryeministër. Është koha për ndryshim. Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

1 40

2 30