Ambasadorja Yuri Kim vetë-izolohet në shtëpi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është prekur nga COVID-19. Ajo shkruan se do të vijojë detyrat e saj dhe do të vetëizolohet në shtëpi për ditën në vijim.

“Miq, doja t’ju njoftoja se jam rezultuar pozitive për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa do vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”, shkruan ambasadorja amerikane.