Sallaku: Qeveria e PD, mbështetje financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit për fermerët

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË, ENKELEDA SALLAKU

Për herë të parë pas kaq kohesh, një drejtues i nje partie arriti dhe solli një plan pune serioz dhe kuptimplotë, mjaft realist që do të ndryshoje zhvillimin e sektorit me jetik te vendit, atij te bujqësisë, dhe ushqimit, sektor që do të ndryshojë jetën jo vetëm të qytetarëve që punojnë në këtë sektor dhe jetojnë në zonën rurale të vendit, por e të gjithë neve, sepse zhvillimi i këtij sektori do të ndikoj në mirëqënien e çdo qytetari të vendit tonë.

Për 8 vjet u mësuam me dështimet dhe premtimet boshe.

Rama nuk ka bërë asgjë, në asnjë fushë, sigurisht jo për sektorin e bujqësisë, blegtorise, akuakultures apo agroindustrise në Shqipëri.

Rama u kujdes vetëm për miqtë e tij. Ai i harroi njerëzit, i braktisi atë. Ai i shpërfilli fermerët, i braktisi ata. Kjo do të marrë fund.

Ky program do të kthejë fushen e bujqësisë e ushqimit, të lënë pas dore në periudhën së Ramës, në një promotor te zhvillimit, të punësimit, të punësimit te të rinjve nga zonat rurale, të uljes së varfërisë dhe një mirëqenie shumë here më të madhe për ta.

Fermerët do të fitojnë një jetesë tashmë të denjë.

Plani i detajuar i paraqitur nga Basha ka në qendër fermerin. Do të marrë fund braktisja e fermerëve që sot po luftojnë shpeshherë edhe me mbijetesën e tyre.

Mbështetja e fuqishme financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit, do të bëjë që të mbështeten financiarisht direkt me subvencione por jo vetëm, por edhe me grante, me kredi me norma të ulëta interesi për: rritjen e prodhimit, rritjen e exportit, zgjerimin e fermës, modernizimin teknologjik të reja inovative, të kooperimin midis fermerëve, si dhe të zgjerohen dhe të modernizohen të gjitha kapaciteteve e agroindustrisë.

Në këtë kuadër do të përjashtohen nga detyrimet fiskale, për tre vitet e para te aktivitetit, të gjitha sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e shkolluar në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe të gjithë aktivitetet e reja të ngritura në zonat malore të orientuara në blegtori dhe agroturizëm.

Do të ketë lehtësira fiskale ne procedurat e lincesimit te aktivitett te peshkimi dhe akuakulters.

Ky plan parashikon barazimin e TVSh ne hyrje dhe dalje të produktit nga germeri dhe agroperpunuesi.

Çdo fermer qe punon token nuk do paguaje mw taksën e tokës.

Fermeri shqiptar, do të ndjehet i lirë në sipermarrjen e tij ekonomike- Numri Personal i Identifikimit – do të jetë NIPT-i i fermerit.

Investimet për ujitjen, kullimin dhe rugët rurale bëjnë të shfrytëzohet cdo parcele tokë bujqësore deri në fshatin më të largët të vendit”. Investimet e medha ne infrastruktren e ujitjes dhe kullimit, me rreth 50 milion euro ne vit, si edhe investimet e medha qe do te behen ne rruget rurale, do te kthejne vemendjen dhe interesin ndaj tokes bujqesore, si nje nder asetet e pashfrytezuara ne keto 25 vitet e fundit.

Asnje kilogram prodhim nuk do të mbetet më i pashitur i pashitur. Produktet ushqimore të prodhuara nga fermerët tanë do të jenë cilësore dhe me cmimet më të ulta në rajon. Shqiptarët do të blejnë në treg vetëm ushqime të sigurta.

Duke synuar implementimin e standarteve të BE dhe krijimin e kapacitete të mjaftueshme të inspektimit, konsolidimin dhe akreditimin e institucioneve dhe infrastrukturës qendrore dhe rajonale laboratorike të sistemit të sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik veterinar.

Prandaj në planin që paraqiti zoti Basha, bujqësia do të zhvillohet edhe në bazën e dijeve, dhe mbi bazën e inovacionit dhe digjitalizimit duke:

Duke investuar në Digjitalizimin, sipas përvojave më të mira dhe më të përshtatshme internacionale, të të gjithë rrjetit të shkëmbimit të informacionit dhe të komunikimit midis strukturave të manaxhimit qendror e rajonal si dhe fermave dhe bizneseve të sistemit të bujqesise, ushqimit dhe zhvillimit rural.

Sot me këtë program, Lulzim Basha nisi angazhimin konkret, që do të bëjë realitet një bujqësi më të mirë, e cila do ta rëndis Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara në rajon.