Shkodra drejt katastrofës, uji futet në banesa! Kryebashkiakja në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të harruar nga qeveria

Shkodra po shkon drejt katastrofës nga përmbytjet. Situata paraqitet shumë e rëndë pasi uji ka vërshuar duke u futur brenda në banesa. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ndodhet në terren natë ditë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të harruar nga qeveria.

“Situata në zonën e Livadeve, por jo vetëm, është e rëndë ditën e sotme. Uji ka hyrë në banesa duke sjellë probleme të medha për familje të tëra. Kemi nisur mbështetjen me pako ushqimore dhe ujë të pijshēm të ambalazhuar. Jemi në gatishmëri për evakuuim të familjeve por edhe të gjësë së gjallë. Mbrëmë gjatë natës dhe ditën e sotme kemi evakuar familje dhe bagëti në Shkodër, Rrethina, Dajç e kudo ku kemi patur nevojën”, shkruan Ademi në një postim në Facebook.

2 27

3 14