Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Profesionistët dhe rinia po largohen masivisht

Nga Lulzim BASHA

Sot diskutova me operatorët turistikë kryesor në Durrës rreth planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Vendi nuk ka bërë përpara në asnjë tregues, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë. Profesionistët dhe rinia po largohen masivisht. Shqipëria ka mbetur në fundin e listës së vendeve në zhvillim.

I njoha sipërmarrësit me planin tonë për të zbatuar një normë të unifikuar të TVSH prej 6% mbi të gjitha kompanitë në sektorin e turizmit. Ne do të investojmë pa kursim në infrastrukturë, në furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike dhe do të stimulojmë zgjatjen e sezonit turistik.

Operatorët turistikë shprehën entuziazëm për angazhimet e planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Ata janë të sigurt se me një qeveri që kujdeset për njerëzit, për ekonominë, për zhvillimin, investimet e tyre do të shpërblehen shumëfish.

I sigurova sipërmarrësit e pranishëm se ashtu siç bashkëpunuam për të hartuar programin për turizmin, ashtu do të punojmë edhe pas 25 prillit për t’i bërë realitet angazhimet serioze të këtij programi. Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.
#SHQIPERIAFITON

14987359

149170409 883564

2 28 3 15

2 28