“Prit gomar të dalë bar”!

Nga Ilir PECNIKAJ

Në medja dhe kudo “bultozeret e propogandes” rilindase kërkojnë me deomos që i gjithë populli të dëgjojë vetem megafonin e tyre të prishur tashmë.

Më erdhi me të vërtetë keq dje të tek degjoje Ogin, në ato mikrofonat e shurdher dhe zhurmues, tek thoshte – TË GJITHË DUHET TË DEGJONI VETËM FJALEN DHE LAJMET QË DALIN NGA INSTITUCIONET SHTETËRORE… Tek e degjoja, thash me vete që këta, nga Bultozer janë kthyer në “Traktor prodhim vendas” që xhirojnë në urinën e tyre.

Mashtrime pa fund!

E vetmja gjë që mund ti shkonte për shtat të gjithë kesaj “makinerie” tashmë të ndryshkur është përcaktimi “DESHTIM”.

👉Kanë dështuar që në diten e parë në mbrojtjen e blusave te bardha.

👉Kanë deshtuar në mbrojtjen e popullsisë (6100 te vdekur me shume ne nje vit).

👉Kanë dështuar në hetimin epidemiologjik (nuk e kane bërë kurrë një gjë të tillë).

👉Kanë deshtuar në testimin e popullsisë kunder covid…

👉Kanë deshtuar.

👉Kanë deshtuar.

👉Kanë deshtuar….

Shume i gjatë vargu i deshtimeve.

Me qesharakja është kur i dëgjon se kanë dërguar 50 shtame jashtë për sekuencim, për të parë nëse ka arritur në vendin tonë mutacioni Angles, Brazilian, Afrikan apo ai Alien…

Ka muaj që faktikisht ato janë prezent në Shqipëri… Dhe Komiteti Teknik i Ogit pret, si gomari në shi, se do ti thahet bari, në një kohë që ai po i kalbet…

Krejt normalisht më lind një pyetje:

CILA ËSHTË VLERA E SHTUAR E NJË PRITJE KAQ TË GJATË, PER NJË PËRGJIGJE E CILA ME PËRJASHTIM TË NJË DESHMIE STATISTIKORE NUK KA ASNJË VLERE?!

Është thënë dhe stërthënë që duhet testuar dhe i vetmi test që është shumë afer reales është TESTI MOLEKULARE ME PCR.

Testet e shpejta nuk kanë shumë vlerë në pranin e mutacioneve, sepse përveç një ndjeshmerie rreth1000 herë më të ulet se PCR ato nuk janë selektive për mutacionet.

Dhe e dini që mbi 70% e testeve ne vendin tonë tashme janë testet e shpejta…

Dhe pse të tilla në kemi mbi 25% pozitiv në testimet e deklaruara prej tyre (do te thote se te gjitha testet PCR jane pozitive).

Mund të na thoni znj. Ogi sa investime ke bërë në laboratore të virologjise molekulare?
Thuajse ZERRO, duke perjashtuar dhuratat nga Europa dhe OBSH.

Këtu duhet të këmbëngulni dhe të kishe punuar fort, për t’ju afruar sado pak kërkesë se OBSH që gjithmonë ka rekomanduar “maksimumi 10%, per t’ju afruar realitetit”.

Këtë nuk e bëtë kurrë por i qendruar besnik mesataren mbi 25%.

Askush nuk kërkon nga ju që të beni mrekulli, sepse tashmë kemi mësuar se nuk jeni te zotët të beni as punën tuaj, por te paktën largojeni atë fudullekun që ju ka mbuluar dhe degjoni ato që ju thuhen nga shkenca, dhe pjesa me e mirë e botës bën, dhe mundohuni t’i kopioni.

Mos prisni pergjigje që mund t’ju vijnë nga 50 shtame te derguara per testim statistikor, por kthehuni në punen tuaj dhe punoni për të ruajtur jetet e nje populli që ju pati besuar…

Numri 6100 i deri tanishem ka per tu harruar shpejt me ato cka do të ndodhë nga ky menaxhim kriminal që po i beni kësaj pandemie.

👉Filloni dhe rrisni urgjent sasine e testeve molekulare duke bashkpunuar me privatin ne gjithe Shqipëri.

👉Filloni dhe merrni sasira të konsiderueshme të geneve monoklonale, sepse është pergjigja me e mirë per kurimin e pacienteve te prekur covid. Ato tashme jane te licensuara nga AIFA. Në ligjeslazionin tonë thuhet shprehimisht: barna te licensuara nga nje vend i bashkimit Europian,… dhe qe tregtohen edhe ne vendet e ballkanit (shtese e bere nga ju rilindas), mund të perdoren edhe në Shqipëri.

Pse nuk i perdorni?!

Mos u fshihni pas cmimit sepse jeta e njerzve vlen me shume se 2000€.

Apo edhe këtu do prisni që të ulet cmimi i “domateve”…

Do ta fyeja gonarin nëse do ta krahasoja me ju Komitet Teknik dhe ju Ogi, sepse ai i gjati ja kalon edhe zebrave…