Gjysëm ton drogë nga Shqipëria kapet në Mal të Zi, kishte destinacion BE-në

Policia e Malit të Zi bëri të ditur se, ka sekuestruar 500 kilogramë kanabis të cilat vinin nga Shqipëria dhe kishin për destinacion vendet e Bashkimit Europian. Sipas policisë malazeze, droga ishte futur nga Shqipëria dhe do të trafikohej në vendet e BE.

Dyshohet se 500 kilogramët e kanabisit të kapura në Mal të Zi kanë të bëjnë me ngjarjen e nëntorit ku u kap sasia e madhe prej 2.6 ton lëndë narkotike. Në lidhje me ngjarjen e 3 nëntorit u arrestua Ervis Çalliku i cili drejtonte kamionin.