Bardhi: Abuzimi i qeverisë në këto 8 vite është kudo i pranishëm, ndërsa Rama dhe Balla ndajnë çdo ditë pasuri e privilegje

Nga Gazment BARDHI

Abuzimi i qeverisë, i Rilindjes në këto 8 vite, është kudo i pranishëm. Deformimi më i madh preket në zonat e thella të qarkut Elbasan, të cilat fshihen nga kujtesa me komandë të nesërmen e zgjedhjeve. Askund si këtu nuk ka ndodhur që përfaqësimi që i është dhënë dikujt, ose disave të përkthehet vetëm në privilegj e luks për ata dhe harresë e braktisje për qytetarët.

Politika e ndjekur nga Rilindja në këto 8 vite s’ka asgjë të bëjë me funksionin themelor të qeverisjes, shërbimin ndaj njerëzve. Po në qarkun Elbasan, kontrasti mes asaj që premton dhe asaj që bën është tragjik dhe i kudondodhur, aq më tepër në zonat që i kanë dhënë më së shumti besim Partisë Socialiste, si në Gramsh, Librazhd, apo Prrenjas.

Vetëm këtu ka ndodhur që njerëzit janë në varfëri ekstreme, me mungesat më bazike, ndërkohë që Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë çdo ditë pasuri e privilegje.

Qytetarët skanë rrugë, Edi Rama dhe Taulant Balla shëtisin resortet luksoze me biznes klas. Qytetarët mezi nxjerrin ushqim në tavolinë, Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë tenderat miliona euro dhe ofiqet.

Qytetarët s’kanë një orendi normale në banesë, Edi Rama dhe Taulant Balla kalojnë pushimet në hotele me 5 yje.

Fermerët dhe fshatarët e zakonshëm kërkojnë vemendje e mbështetje, Edi Rama dhe Taulant Balla kanë kohë vetëm për miqtë me të cilët janë zhytur në afera.

Këtij model të keq, të mbrapshtë i ka ardhur fundi. Me 25 prill nuk fiton më një grusht pushtetarësh që janë verbuar nga babëzia. Me 25 prill fitojnë qytetarët, fermeret, fitojnë ata që janë harruar në këto 8 vite. Me Partinë Demokratike fiton shumica e njerëzve, fiton Shqipëria!