Sa orë në ditë duhet të lexoni për të shmangur depresionin dhe nervozizmin

Leximi rekomandohet si zgjidhje për eliminimin e nervozizmit, pagjumësisë, por ul rrezikun edhe nga disa sëmundje.

Për të mbajtur trurin tuaj në formë deri në pleqëri, është e nevojshme të lexoni rregullisht, tregon hulumtimi i Universitetit të Chicago. Sipas këtij hulumtimi, njerëzit të cilët lexojnë kanë për një të tretën rrezik më të vogël nga shfaqja e demencias dhe Alchajmerit në pleqëri.

Leximi është mënyra më e mirë për eliminimin e stresit. Pra, njerëzit në këtë mënyrë më shumë relaksohen se kur dëgjojnë muzikë apo kur dalin për të shëtitur. Vetëm gjashtë minuta është e mjaftueshme për këtë efekt. Lexoni, lexoni, lexoni…!

Leximi para se të flini gjumë është mënyrë e shkëlqyeshme për të fjetur, sepse ul nivelin e hormonit të stresit në gjak. Gjithashtu, duke lexuar libra të zhanreve të ndryshme, do të arrini ide të ndryshme të cilat do të nxisin kreativitetin tuaj.