Skandal! Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit me logo të vjedhur, ku shkuan 18 milionë lekët e tenderit?! (Foto)

18 milionë lekë janë shpenzuar (vjedhur) për këtë logon e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, por kjo logo nuk është ideuar dhe dizenjuar nga ndonjë artist shqiptar apo i huaj, por është marrë nga një nga faqet më të njohura për ata që merren me design pasi ka formate të gatshme për Photoshop, Illustrator (Freepik.com) dhe i është vënë vetëm emri TKOB.

Ky skandal është denoncuar edhe nga Ardian Isufi, Prof. Ass në Universitetin e Arteve. Logoja e re e institucionit, për të cilën janë tenderuar 1,8 milionë lekë, në fakt është kopjuar nga një faqe interneti e rëndomtë pa asnjë pagesë.

Skandali, që me këtë vulë vjedhjeje prezantohet institucioni kryesor i Kulturës së Shqipërisë që drejtohet nga Zana Çela, peshon më shumë se 18 milionë lekë lekët e vjetra të tenderit të shpallur për këtë logo dhe që me sa duket, janë vjedhur.

“Turp! Teatri i Operas dhe Baletit! Logo e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e marrë në site “free” Freepik.com. 10 USD subscription në site të siguron tender 18 milionë lekë të vjetra”, shkruan Profesori Isufi.

Dhe ja logoja e Teatrit të Operas, që është përçmuar nga artistitët si një hije e koronavirusit.

333