Sekretari i PS i shkarkuar për korrupsion me hotel në Sarandë, i hidhet në erë

Aferat korruptive të pushtetarëve të regjimit po shpalosen dita-ditës. Rasti i fundit është ai i Sekretarit Organizativ të PS. I shkarkuar për kor korrupsion, ndërton hotel në mes të Sarandës. Me cilat para? A duhet të hetojë SPAK? Hotelit është hedhur në erë me tritol sonte në darkë.

Policia nuk raporton për dëme në njerëz, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për mësuar dinamikën e lëvizjeve të auotërve të sulmit. Shpërthimi i fortë ka shkaktuar panik në zonën përrreth.

Pronari i objektit Mariel Murati më herët ka qenë drejtor i Aluiznit në Sarandë, detyrë nga e cila është shkarkuar për korrupsion. Mariel Murati në 2018 është emëruar Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste për Sarandën