Reagimi i fortë i Berishës: Shkodra prej një muaji e përmbytur dhe e braktisur nga Edvin Urrejtja!

Nga Sali BERISHA

Miq, prej nje muaji mijra hektar toke bujqesore, rruge dhe kopshte e oborre shtepise ndodhen nen uje, i cili arrin edhe ne 2 m ne fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore..

Bashkia e Shkodres po perballet e vetme pa asnje ndihme nga Edvin Kristaq Urrejtja, i cili qendrimin armiqesor ndaj Shkodres dhe Veriut te Shqiperise e ka shendrruar ne politike antikombetare. Ai po e percjell gjendjen tejet te rende te banoreve te zonave te permbytura me heshtje varri sikur ato te mos ishin territor i Shqiperise.

Ky qendrim eshte deshmia e fundit flagrante e urrejtjes se pakufishme te Zografit bis ndaj Veriut te vendi.

Rikujtoj ketu se per here te pare ne historine kombetare qe nga qeveria e perkohshme e Lidhjes se Prizrenit gjer sot, kurre ne qeverite, forumet drejtuese apo institucionet kombetare te Shqiperise nuk jane perjashtuar si aktualisht nga drejtimi çdo shqiptar me origjine nga Kamza dhe siper. Ne narkoshtetin e Edvin Urrejtjes nuk ka sot asnje minister, zevendes minister, keshilltar apo drejtues ne institucionet qendrore nga Kamza e siper.

Kjo politike armiqesore antikombetare shprehet po me kaq egersi ne investimet ne zonat e Veriut te Shqiperise, te cilat nuk perbejne as gjysmen e fondeve qe ka ndare dhe vjedh me Gjushin ne Durres.

Duke shprehur solidaritetin tim te plote banoreve te zonave te permbytura denoj me forcen me te madhe qendrimin armiqesor, antikombetar ndaj Veriut te Shqiperise te Edvin Kristaq Zografi. sb

22 1