Çfarë po ndodh? Gjendet i pajetë në rrugë një qytetar në Vlorë

Një qytetar është gjetur i pajetë në rrugë në Vlorë mëngjesin e sotëm. Nuk shkaqet e vdekjes, ndërsa policia bëri të ditur se nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i plotë: Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.