PD tregon faktet që provojnë se Rama ka dështuar me shëndetësinë. Qeveria e re pas 25 prillit ka një plan për të shëruar Shqipërinë

• PD tregon faktet që provojnë se Edi Rama ka dështuar me shëndetësinë. Qeveria e re pas 25 prillit ka një plan për të shëruar Shqipërinë dhe për ta shpëtuar shëndetësinë nga qeverisja e dështuar me Programin Shqipëria Fiton

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Edi Rama është njeriu i fundit që duhet të flasë për shëndetësinë në Shqipëri.
Për 8 vite me rradhë ai nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PP.
Po ju rendis me faktet pse Edi Rama ka dështuar:

 Shëndetësia falas ka dështuar.

 Rama nuk ka patur asnjë plan për përballimin e epidemisë.

 Rroga e mjekëve është me e ulta ne rajon.

 Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjek.

 Nga data 20 Nëntor 2020 kur ka filluar rimbursimi për covidin kanë marrë vetëm 3420 receta nga 52450 persona të infektuar me vlerë 12.5 milion Lek, pra vetëm 7% e personave të infektuar.

 Sipas doganave Ministria Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë, dhe tenderi I bërë në Mars 2020 për 52 respiratorë dështoi.

Partia Demokratike ka një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Një program që e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve i kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar kështu emigrimin masiv të tyre.

 Ne do ta rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro në muaj dhe të infermiereve në 700 Euro.

 Do të fenojmë largimin e mjekëve jo vetëm duke rritur rrogat, por edhe duke I paguar për specializimet me 950 Euro në muaj dhe heqjen e pagesës vjetore e barabartë me 4000 Euro për 4 vjet.

 Ne do të rimbursojmë pacientët bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19.

 Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin, çfarë do të rrisë investimet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit.