Të arrestuarit e “bandës Tirja” si “rastësisht” dalin kushërinj me njerëz të rëndësishëm në pushtet

Mjeku i njohur Ilir Allkja ka reaguar pas arrestimit të 3 infermiereve dhe një sanitareje në spitalin Covid2 si pjesë e bandës “Tirja”. Allkja shkruan në një postim në Facebook se, punonjësit e spitalit që guxojnë të marrin para nën dorë nga familjarët e të sëmurëve, kanë patur e kanë suport të fortë.

Mjeku thotë më tej se, familjarë në oborrin e spitalit i kanë pohuar se paguanin nga 50 euro për t’ju dërguar të shtruarve një ujë apo ushqim.

Reagimi i mjekut Allkja

Personalisht kam bindjen se punonjësit e spitalit që guxojnë të marrin para nën dorë nga familjarët e të sëmurëve, kanë patur e kanë suport të fortë.

Të përfolur janë edhe të ashtëquajturit “koordinatorë”, për të cilët familjarë në oborrin e spitalit më pohonin se i paguanin nga 50 euro per t’ju dërguar të shtruarve një ujë apo ushqim.

Disa nga të arrestuarit e “bandës Tire” si “rastësisht” dalin kushërinj me njerëz të rëndësishëm në pushtet.

Të tillë njerëz na bëjnë me turp për profesionin, me turp për vendin tonë!