Sondazhi i ri: Partia Demokratike fiton zgjedhjet

Një tjetër sondazh tregon se PD rezulton partia fituese e zgjedhjeve të 25 Prillit, duke kaluar PS.

Partia Demokratike del parti e parë në zgjedhjet e 25 prillit sipas një sondazhi të PIPO të publikuar në Klan Kosova.Sipas sondazhit, Partia Demokratike merr 24.25 %, ndërsa në vend të dytë vjen Partia Socialiste me 22. 37 %.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6. 13 %. Me sa duket, mbështetja e qytetarëve të Kosovës shkon për partinë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Gjithnjë dhe më shumë perceptimi i shqiptarëve vjen duke u kristalizuar në fitoren e PD dhe opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit. Ky është një tregues i rritjes së besueshmërisë së PD dhe opozitës tek qytetarët.