Fushatë pa drita, Flamur Noka nxjerr videon nga Zall Herri: Asgjë nuk e ndal ndryshimin. Me 25 prill humbet Rama dhe fiton Shqipëria

Drejtuesi politik i PD në Kamëz, Flamur Noka zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë Demokratike të njësive administrative Zall Herr.

Noka shkruan në një postim në Facebook se, gjatë takimit mungonte energjia elektrike, por jo energjia dhe vendosmëria për një superfitore në 25 prill!

Postimi i Flamur Nokës

Sot me strukturat e PD te njësisë administrative Zall Herr. Energjia elektrike mungon, por jo energjia dhe vendosmëria për një superfitore në 25 prill! Mungesa e përnatshme e dritave është vetëm një detaj i dështimit të Edi Ramës në 8 vjet.

Banorët e kësaj njesie administrative janë të harruar nga Rilindja por shpresëplotë në ndryshimin e shumepritur. Asgjë nuk do të na ndalë deri në 25 prill për të marrë çdo votë që sjellë ndryshimin! Në 25 prill humb Edi Rama, fiton Shqipëria.