Edhe të merresh me kumar, edhe të citosh Biblën?! Reagimi i fortë i Metës ndaj Nanos

Presidenti Ilir Meta, i gjendur nën presionin e pyetjeve të gazetarëve për akuzat e Fatos Nanos ndaj tij, u shpreh se, të merresh me kumar dhe të mbash biblën në dorë janë dy gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën.

“Zoti Meta! Fatos Nano iu ka faturuar shtatë mëkatet e Biblës. Si e komentoni?”, ishte pyetja nga mediat në Korçë, ku Presidenti vizitoi Myftininë.

Presidenti iu përmbajt deklaratës së mëparshme, pa i komentuar, por shtoi veç një vërejtje: “E e kam thënë edhe më parë, zero komente për zero zeron! Edhe të merresh me kumar, edhe të citosh Biblën?! Nuk shkojnë këto gjëra!”, tha ai.

Presidenti Meta i ka drejtuar një apel partive politike që të respektojnë ligjin për dekriminalizimin. Meta gjithashtu i ka drejtuar një mesazh edhe qytetarëve që të distancohen nga kandidatë që nuk përfaqësojnë interesat e tyre.

Meta u shpreh se, përderisa Kuvendi miratoi ligjin e dekriminalizimit, atëherë kemi pasur probleme me përfshirjen në politikë të personave me precedentë.

“U kërkoj partive të respektojnë këtë ligj dhe të kandidojnë njerëz me integritet. 25 prilli është një referendum”, tha Meta.