Dako i dosjes 339 të manipulimit të votave në shtabin elektoral të Ramës në Durrës

Vangjush Dako i dojes së përgjimeve 339 të manipulimit të votave në Durrës është rikthyer nga Rama në shtabin elektoral të Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit. Sikurse mund të kuptohet, eksperienca e tij me botën e krimit për manipulimin e zgjedhjeve i duhet shumë sot Ramës.

Deputetja socialiste e Durrësit Klodiana Spahiu së bashku me ish-kryetarin e Bashkisë Vangjush Dako që duket të jetë larguar vetëm de juro nga posti, janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në godinën e institucionit lokal, me shumë gjasa për të koordinuar fushatën për zgjedhjet e Prillit.

Disa mjete luksoze janë parkuar përpara bashkisë ndërsa të zotërit e tyre janë brenda godinës, duke thurur planet sesi të jenë fitues në zgjedhjet e Prillit.

Pavarësisht se fushata ka ende kohë për të nisur zyrtarisht përfaqësuesit socialistë janë bërë gati të vënë piketat, se në cilat rajone të Durrësit duhet përqendruar më së shumti fushata, për të bindur elektoratin gri, apo pse jo për të peshkuar dhe pjesën e rivalëve.