Të parët në Europë për nga numri i infektimeve me Covid-19, qeveria e dështuar!

Nga Ilir PECNIKAJ

Në këtë ditë kemi një numër shumë të lartë të infektuarish nga COVID-19, dhe fatkeqësisht nga disa mutacione të ndryshme të ketij virusi.

Gjatë kësaj jave kemi një rritje shumë të madhe të të infektuarve. Tani edhe me shifrat që deklakon qeveria, dhe pse përsëri jam i bindur se janë të cunguar, për rrjedhojë fallco, kemi primatin në të gjithë Europe. Mbi 400 pozitiv/në një milion banorë. Per nje krahasim: 204 Italia, 280 te Anglise, 175 Serbia, 100 Maqedonia etj.

Tanimë, virusi po galon në mesin tonë, dhe lloje të ndryshme të mutacioneve të tij.

Këto numera janë shumë me të lartë sepse, këto kohë, nga profesionist të fushës, vihet në pikpyetje shumë të madhe edhe testi i shpejtë, për dy arsye themore (e para per Shqipërinë dhe vende te botës së tretë dhe e dyta për të gjithë):

Është botërisht e njohur se nëse ky test bërë pas më shumë se 4-5 ditesh nga kontakti me virusin, dal fallco negativ, per shkaqe të njohura tashmë. Këto vonesa kanë ndodhur dhe po ndodhin rëndom me çdo të infektuar në vendin tonë.

Më e rëndësishmja është se testet e shpejta delin fallco negativ edhe për mutacionet e virusit. Ky test është prodhuar për të qenë shumë specifik për SARS-COV2 (D614G). Testet e shpejta ka një GEN, në rastin konkret një proteinë e cila lidhet në mënyrë selektive me D614G, nëpërmes proteines spike të tij.

Mutacioni Anglez i quajtur a E484K, ka një ndryshim fizik me D614G, në të ashtuquajturën proteinë spike. Pra në këtë rast proteina e testit nuk është aq “gjithëpërfshirëse” sa të lidhet me cdo lloj ndryshimi që mund të pësoj D614G (sepese nuk do ishte me selektive), si i tillë nuk lidhet me to, dhe rezultati do të del fallco negativ (mund te jesh i infektuar por ky test nuk e defton një gjë të tillë).

E thënë më thjeshtë: Mendoni për një cast që virusi është braven e derës, dhe celsi i kesaj brave është proteina e testit. Nëse bëjmë një ndryshim sado të vogël tek brava, celsi nuk e hap dot më derën. E tillë është edhe me rastin e testit të shpejtë me mutacionet e D614G.

Pra, askush nuk na siguron që një sasi shumë e madhe e këtyre testeve të shpejta të bëra këto kohë e fundit në vendin tonë, të mos jenë fallco negativ, dhe si rrjedhojë NUMERI I TË INFEKTUARVE MUND TË JETË SHUMË MË I LARTË.

I vetmi test i vlefshëm është testi PCR, i cili për fat të keq, në institucionet shëndetësore publikë Shqiptare është shumë shumë i paket per nevojat tona, sepse nuk mund të bëhen më shumë se rreth 1300-1400 teste në ditë (Aq sa sot janë pozitiv të deklaruar).

ÇFARË DUHET TË BËJË SA MË PARË QEVERIA?

Të angazhojë, me shpenzimet e sajë të gjitha risurset shtetërore dhe private (këto të fundit janë shumë herë më të zhvilluara dhe të shpërndara në gjithë Shqipëri).

Jemi shumë të vonuar, por duhet, dhe pse vonë të fillohet seriozisht, sepse përndryshe shqiptarët do ta paguajnë shumë shtrenjtë këtë pandemi.

E gjithë bota po punon me emergjencë të jashtëzakonshme kundër ketij virusi vdekjeprurës, dhe për të mos e shumëzuar me zerro gjithë këtë punë të bërë. Askush nuk na mbron nga fakti i krijimi të mutacioneve të tjera, të cilat mund të jenë rezistente edhe ndaj vaksinave (deri tani per fat te mire jo), ose dhe nga mjekimet e deri tanishme.

Ajo që kjo qeveri duhet bërë sa më parë është:

të shumfishoi kapacitetet e testimit dhe ne kohe rreale

Të siguroj sa më parë sasit e nevojshme të vaksinave për të pa prekurit

Për të prekurit të vazhdojnë sa më parë terapin me ANTITRUPA MONOKLONAL, terapi tashme e njohur nga EMEA. Dua tju them se vetëm Gjermania ka blerë 200.000 dozë të kesaj terapie per qytetaret e vet. Dhe pse nje terapi e kushtueshme ne këndvështrimin e parë (rreth 2000€ doza), por nga veprim i menjëhershëm i sajë ajo i kursen sistemit shëndetësore qendrimin e gjatë në spital.

Qeveria shqiptare tashme e ka marrë rrugën e mellës. Për të mbrojtur deshtimet e njëpasnjëshëm , ajo po anatemon, “gjuaj gur” opozites, Anglisë, Europes, Amerikes e këdo tjetër që ta kritikojë për mënyrë e menaxhimit të kesaj pandemie dhe të gjithë veprimtarisë se saje.

Tanimë, për fatin e keq të shqiptarëve, kjo qeveri i ngjan një kopjeje të keqe të “Rrezikut Anglo-Amerikan për Shqipërinë”

Kujdes miq,

të respektojme rregullat!!!

Beni kujdes për cdo gjë…

Rreziku është në çdo moment me ne, por ai më i madhi duhet çrrënjos me 25 prill.