Ulsi! Më e pakta, hesht!

Nga Ylli DYLGJERI

Pas emisionit “Real Story”

Ulsi! Më e pakta hesht.

Pse?

Sepse vjen nga një krahinë si Dibra me tradita të shkëlqyera patriotike e që për herë të parë gjatë drejtimit Tuaj të majtë, kriminalizuat zgjedhjet deri në krijimin e një dosje e cila ende turpëron vendin, Dibrën, dhe Ty.

Të paktën hesht se Prokuroria për zgjedhjet u shpreh: Zgjedhjet në Dibër u blenë, por u dogjën afatet!

Të paktën hesht sepse situata kriminale në vend është në kuotat më të larta…

Të paktën hesht se besimi dhe perceptimi i opinionit publik për forcat e rendit është në nivele të padëgjuara.

Të paktën hesht se elementët kriminal bëjnë ligjin në Dibër, duke emëruar kuadrin deri në nivele të larta dhe në institucionet europiane.

Të paktën hesht se buxheti i Dibrës ndahet nga të fortët, “tenderohet” prej tyre dhe fitohet nga ato.

Të paktën hesht se pasurive minerale të rrethit të Dibrës nuk po ja sheh kërkund hajrin qytetari dibran.

Të paktën hesht se keni asgjësuar shtetin dhe institucionet e të drejtës përmes korrupsionit dhe nepotizmit në administratën qëndrore dhe lokale.

Të paktën hesht se Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES) me qëndër në Slloveni që rregullisht analizon zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan në një analizë të titulluar “2020 Albania, thotë: Edi Rama e çon Shqipërinë më afër Amerikës Latine jo BE ”.

Të paktën hesht se Ministria e Financave i ka nxjerrë shifrat; borxhi publik i kapërcen 9 mld euro, rritje krahasuar me një vit më parë.

Të paktën hesht se vegjëlia po e le çdo ditë këtë vend.

Hesht Ulsi, për t’mos të thënë: qepe!