Pse qëndrimi antiperëndimor i kryeministrit është një vetëvrasje politike për të?

Nga Red VARAKU

Ka nje shqetesim ne rritje nga deklaratat e kryeministrit në te cilat ai sulmon Perëndimin dhe paralajmëron se nën udhëheqjen e tij Shqipëria do të shikojë alternativa të tjera, duke u bërë kështu i pari kryeministër pas tridhjetë vjetëve pluralizëm që vë në dyshim dhe diskuton orientimin e Shqipërisë.

Në fakt, e vërteta është që deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar, aq më tepër kur këto deklarata vijnë nga një lider i një partie, e cila e ka natyrale lidhjen e saj me lindjen ashtu siç e ka natyrale urrejtjen për Perëndimin, pavarësisht se ka idiotë që kanë akoma iluzione për këtë.

Problemi fillon kur ky qëndrim i tij fillon e konsiderohet si kërcënim për Perëndimin.

Të mendosh se një kufomë e mbaruar politike ka fuqi të kërcënojë Perëndimin është minimalisht mendjelehtësi. Maksimumi një dordolec si ky mund të trembë vetëm sorrat dhe kukuvajkat.

Në fakt, kjo deklaratë e pashpresë është qartazi një dorëzim dhe kapitullim i hapur përballë presionit dhe vendosmërisë, që Perëndimi po i bën në mënyrë që ky të largohet me procedurë.

Përmes kësaj deklarate, ai jo vetëm thjesht pranon që Europa e ka izoluar dhe ia ka mbyllur dyert përfundimisht, por njëkohësisht bën një gabim fatal, sepse shpall orientimin e ri të Shqipërisë drejt Lindjes dhe kundër Perëndimit.

Kjo është një vetëvrasje e sigurtë politike, sidomos tani para zgjedhjeve, sepse dihet që Shqipëria nuk hyn në hartën e vendeve ku ka dilema në lidhje me orientimin perëndimor të popullit shqiptar, sepse 97% e shqiptarëve janë pro orientimit perëndimor të Shqipërisë dhe vendosmërisht kundër çdo orientimi tjetër.

Dhe kërcënimi me vetëvrasje i këtij pengmarrësi skizofrenik të popullit të tij, jo vetëm që nuk është më kërcënim, por në mungesë të një rrugëdalje tjetër, është qartazi frikë nga ndëshkimi dhe një klithmë e mjeruar për falje dhe mëshirë.