Ina Zhupa tregon se si plani i Lulzim Bashës do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të mos ikin nga Shqipëria

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka punuar ngushtë me grupin e ekspertëve për hartimin e Programit për Rininë, #ShqipëriaFiton.

Në një bisedë të shkurtë me Jonën, ajo tregon se si plani i Lulzim Bashës do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të mos ikin nga Shqipëria, por yë ndërtojnë jetën këtu në vendin e tyre.

KOMINIKIMI I INA ZHUPËS

Jona: Përshëndetje Ina!

Ina Zhupa: Përshëndetje Jona!

Jona: Dy shoqet e mija më të mira duan të ikin nga Shqipëria për shkak se janë pa punë. Çfarë mundësie do të krijoni për të rinjtë që të punësohen dhe të mos mendojnë largimin?

Ina Zhupa: Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave.

Jona: Po për ata të rinj të shkolluar që tashmë kanë ikur nga Shqipëria, e keni menduar që t’i shtyni që të rikthehen?

Ina Zhupa: Po, kemi programe “Brain Gain” për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një viti.

Jona: Faleminderit Ina!

Ina Zhupa: Faleminderit! Jona mos harro, më 25 prill “Rinia Fiton”, “Shqipëria Fiton”.