Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Të sëmurët le të presin, qeveria ka halle!

Nga Ilir ALLKJA

Asnjëherë nuk do të doja të kisha të drejtë në frikën time se situata e menaxhimit të pandemisë do të dilte jashtë kontrollit.

Duke parë në filling të pandemisë covid-19, që vende të zhvilluara, me sistem mjekësor solid, shfaqën vështirësi në menaxhimin e krizës pandemike, ndërkohë që dihet, nuk përbën asnjë sekret që Shqipëria ka një sistem shëndetësor të amortizuar, të abuzuar.

Partia Socialiste nuk pati përparësi të shëronte plagët e trashëguara nga e kaluara në sistemin shëndetësor, përkundrazi i vari në qafë konçensione korruptive, uli financimet duke e degraduar më shumë situatën .

Po me burimet njerëzore, cfarë bëri qeveria e partisë socialiste?

Mbi 900 mjekë dhe 4000 infermierë ikën në mërgim pasojë e dhunës e pasigurisë për vendin e punës, shkaktuar nga malavita në qeverisë.

Sot nëpër spitale ka frikë ankth për punën, për pagën, për bukën e gojës! Qeveria ja ka dalë të frikësojë këdo që mendon ndryshe, madje frikë edhe tek përkrahësit, puthadorët e pushtetit.
Mjekët punojnë në presion, infermierët më keq akoma.

Mua vitin e kaluar më kanë kontaktuar dy persona, në kohë të ndryshme, që ju kishin vdekur familjarë të tyre në dorën time e më kanë thënë:

– Doktor ne na kanë ardhur të dërguar, e na kanë kërkuar që t’ju padisim në prokurori, por ne e pamë që ti bëre maksimumin për ta shpëtuar. Por unë jam i sigurtë se jane përpjekur shumë më tepër, këta dy persona morën mundimin të më takonin.

Disa herë jam provokuar me dhunë fizike, nga personazhe pranë drejtorit, dhe shpesh janë pëpjekur të më joshin me para me qëllim që të më kryqëzonin më pas.

Si mundet që makina shtetërore të ndjekë në mënyrë kriminale mjekët!?

Si mund të jetojë e punojë një mjek kështu?!

Infektimet po shtohen dita ditës, ndërkohë që qeveria vazhdon me propagandë.

Janë shkarkuar disa mjekë e infermierë “që nuk përmbushin dot kriterin nr 1” sipas kryeministrit Rama, deklaruar në emisionin OPEN datë 14.01.2021, kriterin e të qenit puthador i rregjimit!

Në vend që mjekë të përkushtuar në profesion janë jashtë sistemit në vend që të ishin në radhë për t’ju shërbyer të sëmurëve.

Qeveria socialiste nuk shqetësohet për të sëmurët, për infektimet, për komunitetin, por për kritikët, ata i përndjek, i linçon, i flak në rrugë, vetëm sepse kritikojnë mungesat, gabimet, keqmenaxhimet në sistem.

146698807 10219045702278238 967365684467858781 n