Çfarë po ndodh? Dako futet natën në Bashkinë e Durrësit

Vangjush Dako edhe pse është larguar si kryebashkiak, vazhdon i qetë punën në Bashkinë e Durrësit, ku duket se është aktiv edhe fizikisht.

Sipas burimeve, Vangjush Dakon dhe deputeten socialiste të Durrësit, Klodiana Spahiu, janë futur së bashku në mbrëmje vonë në Bashkinë e qytetit.

Siç shikohet edhe nga fotot, mjete luksoze të drejtuesve të sipërmendur socialistë janë parkuar përpara bashkisë, ndërsa pronarët e tyre ndodhen në brendësi të godinës.

Sigurisht që kjo bie ndesh me thirrjen e ambasadores amerikane për të mbajtur larg nga fushata dhe listat e 25 prillit, persona të inkriminuar.

Gjë që duket që Rama jo vetëm që nuk e përfill, por ka vendosur ti shfrytëzojë deri në fund. Dako është një nga emrat të cilët Departamenti Amerikan i Shtetit e ka në listën e tij të zezë të korrupsionit, por kjo pak e shqetëson Ramën përpara qëllimit për ti fituar zgjedhjet me çdo kusht.

1 1

2