Basha: Shëndetësia do të jetë në gjendje të japë një shërbim dinjitoz. Rrogat e mjekёve do jenё jo mё pak se 1200 euro

· Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim me mjekë për të diskutuar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”: U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh.

· Basha: Ne nuk kemi asnjë premtim. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Parimi i planit tonë për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin.

· Basha: Hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit. Pacientit do t’i jepet liria të zgjedhë ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin.

· Basha: Si shoqëri, harxhojmë më shumë para për shëndetësinë se çdo popull tjetër i Ballkanit. Prapëseprapë kujdesi shëndetësor është në parametrat më të ulët.

· Basha: Qytetarët shqiptarë do të marrin shërbimin e duhur duke paguar më pak se sot. Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.

· Basha: Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Situata në spitale është në kolaps total. Shkak për këtë mendësia e gabuar që ka çuar drejt centralizimit total.

· Basha: Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Paraja ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë. Paraja ka shkuar te tenderat sekretë gjatë kohës së pandemisë.

· Basha: Shëndetësia do të jetë në gjendje të japë një shërbim dinjitoz. Shëndetësia do tё jetё njё pjesё vibrante e tregut të brendshëm dhe të jashtëm. Hapi i parё, autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit ndërmarrje.

· Rrogat e mjekёve nё spitalet publike dhe nё sistemin publik shqiptar tё jenё jo mё pak se 1200 euro dhe tё infermierёve jo mё pak se 700 euro. Objektivi nuk ёshtё arbitrar ёshtё plotёsisht i arritshёm ёshtё i buxhetuar

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME MJEKË DHE INFERMIERË PËR TË SHPJEGUAR PLANIN PËR SHËNDETËSINË #SHQIPËRIAFITON

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjodhi disa nga mjekët më të njohur për të shpalosur Programin e qeverisë së ardhshme për shëndetësinë.

Gjatë një diskutimi të hapur, kreu i opozitës iu shpjegoi mjekëve shqiptarë disa nga pikat kryesore ku mbështetet programi për shëndetësinë.

Fillimisht Basha evidentoi problematikat e shëndetësisë në këto 8 vite të qeverisjes socialiste.

*“Nëse ka një fushë ku premtimet nuk u realizuan, kjo është fusha e shëndetësisë. U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh. Kjo është një nga arsyet pse në përqasjen tonë ne nuk kemi asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Asnjë prej angazhimeve nuk mund të qëndroj më vete. Dy janë shqetësimet kryesore dhe fushat kryesore ku ne japim zgjidhje imediate për normalizimin e krizës së thellë në shëndetësi. Njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe facilitetet shëndetësore dhe tjetra ka të bëjë sigurisht me atë që është në qendër të shëndetësisë me pacientin, me qytetarin që ka nevojë për shërbim”* u shpreh Basha

Kandidati për kryeministër iu tha mjekëve dhe stafeve shëndetësore se plani i PD nuk është një plan premtimesh, por një plan angazhimesh.

*“Duke e nisur nga qytetari, parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Dhe për këtë arsye, hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes. Parimi “paraja ndjek pacientin” në vetvete i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, faktikisht do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë. Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para në dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. Dhe prapë kujdesi shëndetësor është në parametra më të ulët, që do të thotë që me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak seç paguajnë sot. Hapi i parë “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.

Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Dhe sot mund ta themi me gojën plotë, që në veçanti sa i përket shërbimit terciar, situata, pra spitalet, situata është në kolaps total. Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar; ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë, dhe ka shkuar është zhdukur në format, në mënyrat më të papranueshme për çdo fushë, dy herë më të papranueshme për shëndetësinë që arritëm kulmin me tenderat sekret gjatë kohës së pandemisë, duke kapur kështu një rekord sa i përket shpërdorimit të parasë publike në një nga momentet më të vështira të shqiptarëve që ishte vala e parë e pandemisë. Në raport me sistemin spitalor, parimet të cilat ne do t’i ndjekim, janë parime të provuara se funksionojnë jo thjesht dhe vetëm në vendet e Bashkimit Euriopian, sepse standardi europian është objektivi ynë final, por funksionojnë edhe në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar siç është kjo sot në Shqipëri, drejt një shëndetësie që së pari të jetë në gjendje të japi një shërbim dinjitoz dhe sё dyti pse jo tё jetё njё pjesё vibrante e tregut të brendshëm pse jo dhe të jashtëm, siç është situata nё shumё vende qё e kanё nisur kёtu ku jemi ne dhe sot merren si shembuj pikërisht për shkak tё këtyre hapave. Hapi i parё autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit vendimmarrje ju i dini vetё dhe mund t’i përshkruani mё mirё se unё tё gjithё komponentёt qё pёrbёjnё kёtё hap tё rёndёsishёm qё kostojnё shёrbimin qё jepet dhe qё bёjnё tё mundur qё paraja tё ndjek pacientin duke e ndjekur shёrbimin ndaj pacientit.

E treta qё dua tё cek dhe qё nuk ёshtё e parёndёsishme por ёshtё jetike nё situatёn ku ndodhet sot vendi, ka tё bёjё me ndaljen e hemorragjisё vdekjeprurёse pёr sistemin tonё shёndetësor qё ёshtё largimi i kolegёve tuaj , i mjekёve i personelit shёndetёsor nё tёrёsi si dhe numri i pamjaftueshёm i mjekёve tё rinj qё ka mundёsi tё aftёsojё vendi, normalisht nё infrastrukturёn pёrkatёse. Kjo ёshtё arsyeja kryesore pse dy vjet mё parё nё praninё tuaj dhe shumё kolegёve tuaj nё njё takimet e organizuara me njё nga sektorёt e shёndetёsisё tё fondacionit Konrad Adenauer, unё shpalla një objektiv i cili sot ёshtё një angazhim i planit tonё Shqipёria fiton shёndetёsinё. Ky angazhim ёshtё qё rrogat e mjekёve nё spitalet publike dhe nё sistemin publik shqiptar tё jenё jo mё pak se 1200 euro dhe tё infermierёve jo mё pak se 700 euro. Objektivi nuk ёdhtё arbitrar ёshtё plotёsisht i arritshёm ёshtё i buxhetuar dhe ёshtё i indeksuar me pёrvojat e rajonit madje me vendet fqinje qё na rrethojnë. Hapi i dytё pёr tё ndalur kёtё rrallim dramatik tё mjekёve dhe infermierёve qё kujdesen pёr njerёzit ёshtё hapja e njё fakulteti tjetёr Mjekёsie, shtimi i kapaciteteve pra pёr tё trajnuar mjekё tё rinj i cili nё gjykimin tonё do tё shërbej pёrmes hapjes tё njё fakulteti tё ri tё mjekësisë qё ёshtё njё objektiv i yni pёr të cilin do tё punojmё qё nё fillim tё mandatit tё qeverisë sё dalё nga votat e 25 Prillit”,* – u shpreh Basha duke treguar me detaje angazhimin e tij si kryeministër nesër.

Mjekët, pjesa më e madhe e tyre shefa shërbimesh në QSUT, dhanë vlerismet e tyre për programin por edhe sygjerimet e tyre në lidhje me atë se si duhet të veprojë qeveria e ardhëshme me shëndetësinë.

*“Mund t’ju them qё, ne e diskutuam me kolegёt qё nё mёngjes programin nё tёrёsi qё po pikat kryesore qё i paraqitet ju dje nё televizor dhe nё pёrgjithёsi ka njё jehonё tё mirё me njё fjalё kёshtu sigurisht pastaj detajet do parё ajo e madhja, por duke qёnё mos ju marr kohё, shtoj dhe katёr pika ose katёr pika qё do mё dukeshin shumё tё rёndёsishme pёr t’u pёrfshirё nё programin, tё detajohen akoma mё shumё. E para njё herё siç e pёrmёndёt juve para se tё vinin kamerat ishte ajo e stabilizimit. E para njё herё tё zhbёhet ky tmerr qё ёshtё bёrё dua tё them për spitalet sepse nuk e di pёr ambulancat ku drejtojnё koordinatorё, administrator dreqin e tё bёrit qё nuk merren vesh qё s’kanё lidhje me mjekёsinё dhe spiunë biles qё vijnё nёpёr… kёshtu qё t’i jepet mjekut qё kjo ёshtё pa lekë, t’i jepet mjekut vendi qё i takon dhe jo 100% por dhe pёr decentralizimin. Tani dhe njё gjё pёr mё kot sё koti duhet tё vesh nё drejtori e ministri qё t’i hiqet dorё nga kjo shpikja monstruoze qё tё bёhet infermiere pёr Shqipёrinё. Tani pёr tё marrё drejtori po tё themi i Beratit njё infermiere se i kanё ikur tre nё Gjermani le tё presë qё t’i bёjё ministria, kjo ёshtё skandal i vërtetë, kjo them tё bёhet shumё thjesht dhe s’ka nevojё pёr lekё. Tani kam dhe tre propozime qё janё mё pak lekë. E para punёs njё herё në kundёrshtim me kёtё Check-Up idiot qё ёshtё bërë, qё se bёn as Danimarka, ne kemi nevojё për një Check-Up tjetёr lloji qё ёshtё depistimi i fёmijёve tё porsalindur. E dyta, në përgjithësi qeveritë dhe në mënyrë të veçantë këto që janë me fjalë kanë një mediokritet, një çudi e madhe, nuk kanë as veshtë të dëgjojnë kujtojmë ato të Fatos Lubonjës sikur e kanë origjinën nga krokodili vetëm llapën të madhe veshin të vogël edhe kam bërë disa kontakte për hir të vërtetës me drejtuesit me dashamirësit se ne jemi profesionistë edhe bërja e punëve të mira është mirë për të sëmurët, tani ble skaner, ble rezonancë edhe pune e madhe, ka nevojë për qeveria për të blerë skaner apo për të rregulluar një qendër shëndetësore ku di unë në Burgajet, edhe ai drejtori jepi nja dy lekë edhe e bën vetë ai”,* – u shpreh Prof. Paskal Cullufe

*“Karta e shëndetit është një histori e vjetër. Karta e shëndetit ka filluar në 2006 për herë të parë, në 2008 ka qenë marrë vendimi i qeverisë së asaj kohe që në një numër me kartën e identitetit të kishim kartën e identitetit, të kishim kartën shëndetësore pra numrin shëndetësor dhe kodin fiskal. Shëndetësia nuk u bë. Për mendimin tim nuk u bë për arsye korruptive. E kam ruajtur këtë pikëpamje prej 10 vitesh. Nuk u bë shëndetësia. U bë kodi fiskal, u bë karta e identitetit, aktualisht të gjithë futemi në e-Albania me kodin tonë dhe dalin taksat tona. Po shëndetësia? Pse nuk u bë shëndetësia? Karta e shëndetit është e domosdoshme, është lehtësisht e bëshme, është e vërtetë që paraja duhet të ndjekë pacientin jo pacienti paranë. Por asgjë nuk mund të bëhet në qoftë se doktori kthehet në top leshi që kur e shikojmë rrugës i fut një shkelm dhe asgjë nuk bëhet në qoftë se pacienti shikohet si klient. Për të ardhur te koncepti i spitalit ndërmarrje. Nuk ka spital ndërmarrje. As fakultet ndërmarrje nuk mund të ketë. Pse? Sepse arsimi dhe shëndetësia janë të mira publike dhe kemi për detyrë dhe është në kushtetutën tonë, kemi për detyrë që të sigurojmë për shëndetësinë dhe arsimin dhe ata që nuk kanë para ti shkollojmë, dhe ata që s’kanë para ti trajtojmë. Nuk mund të ketë trajtime preferenciale, ky është i deputetit, ky është i kryetarit, ky është i atij që ka para, ky të shkojë në Turqi, ky të shkojë. Pra do vullnet politik kjo punë. Nuk mund të bëhet më duke, pra është shumë i rëndësishëm vullneti politik”,* tha Arben Ivanaj, shef i Shërbimit të Hematologjisë.

Pasi dëgjoi shqetësimet e ekspertëve më të mirë të shëndetësisë në vend, Basha tha se angazhimet e tij nuk janë premtime, por masa konkrete që synojnë të vendosin stabilitetin në sistemin shëndetësor dhe të frenojnë hemoragjinë e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

*“Drita në fund të tunelit duhet të përkthehet në masa konkrete se me poezi dhe me premtime fallco, ata as nuk rrinë, as nuk kthen ata që kanë ikur. Prandaj ne jemi përpjekur të jemi në një rrafsh sa më konkret. Folëm për stabilizimin meqë jemi në fushën tuaj. Gjëja e parë, duhet stabilizuar gjendja. Stabilizimi nuk mund të vijë me rrogat që keni aktualisht. Pra, kjo nuk është sakrificë. E kundërta do ishte vrastare për shoqërinë. Në qoftë se ne nuk arrijmë këtë nivel të rrogave, 1200 për mjekët, 700 për infermierët, 950 për mjekët specializantë, atëherë nuk ka absolutisht asnjë shans për të ndalur largimin e mjekëve në ato nivele që ne mund të kapim edhe vendet më të varfra të Afrikës. A e zgjidh kjo në vetvete problemin ?! Jo. Njësoj si ndalja e hemoragjisë, më falni se po futem në fushën tuaj, nuk do të thotë që pacienti u kurua. Hapi i parë, stabilizim, është stabilizimi. Por pa këtë hap as mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Po nuk ndale hemoragjinë, të rrofshin në qoftë se bëhesh gati për operacion apo për të futur serumin apo për të bërë një ndërhyrje sepse pacienti vdes. Dhe shëndetësia shqiptare është në gjendje kome. Me këto ritme, në qoftë se ne nuk ndalim këtë shpopullim të personelit shëndetësor, nuk ka për të pas më shëndetësi për të shpëtuar. S’do ketë më shëndetësi, pikë. Do kthehemi 80 vjet përpara jo 30 vjet përpara. Dhe kjo është e papranueshme. Cilat janë dy masat konkrete ?! Rritja e me efekt të menjëhershëm e pagave të mjekëve deri në 1200, të infermierëve deri në 700 Euro dhe të mjekëve specializantë 950 Euro. Dhe hapi i dytë, rritja e kapaciteteve trajnuese për mjekë, për më shumë mjekë. Pastaj kemi një seri masash të cilat do të synojnë reformimin e ambientit të spitaleve publike, të ambientit të punës që nga pajisjet, investimet, trajnimi që përmendi profesori dhe pa diskutim edhe politikat e tjera të shëndetit publik që do të kenë edhe të bëjnë me shërbimin, qoftë rajonalizimin e shërbimit spitalor, qoftë aksesi te mjeku i familjes sepse e thatë me të drejtë që mjeku i familjes duhet të jetë i aksesueshëm në një distancë të arsyeshme për popullsinë në vend. Jemi një vend i vogël por me terren të thyer, pavarësisht se ka pasur një përqendrim të madh demografik 30 vitet e fundit se jemi të gjithë dëshmitarë, prapë se prapë shteti e ka për detyrim të subvencionojë në masën e mjaftueshme që të garantojë aksesin tek hallka e parë që është mjeku i familjes për çdo banor të Shqipërisë, pavarësisht se ku jeton”,* tha Basha.​

basha 5