Video/ Basha: Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë, me planin tonë Shqipëria do të fitojë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se, me planin e Partisë Demokratike Shqipëria do fitojë, pasi ky plan është i zbatueshëm që në nisje të mandatit.

Basha shkruan në një postim në Facebook se, “do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë”.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë.

Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë!

Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë!

Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë.

Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin. #SHQIPERIAFITON