Sekti i “Rilindjes” që gllabëroi transportin ajror shqiptar

Petrit SULAJ

Lajmi i bujshëm” se qeveria do të investojë me koncesionin e ri mbi 100 milion euro në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, nuk është gjë tjetër veçse një flluskë e rilindur sapuni. Kjo për shumë e shumë arsye e fakte konkrete ku ndër të cilat mund të përmendim: Se ky investim nuk është gjë tjetër veçse borxhi i akumuluar prej vitesh nga pronari i mëparshëm i aeroportit.

Pra në këtë rast kemi të bëjmë me një fshehje të borxhit të mëparshëm i cili na ofrohet si investim në prag fushate. Çudia tjetër lidhet me faktin se si është e mundur kjo që propaganon qeverise se do investojë 100 milion euro kur vlera e deklaruar e aeroportit është jo më shume se 70 milion euro.

Matematikisht dhe logjikisht ky investim është krejt i pamundur dhe farsë ku vlera e investimit e është 30% më e lartë se vet vlera e biznesit të blerë. Aq më tepër kur në këtë kohë pandemie nuk dihet sesi do shkojë situata me transportin ajror. Një fakt tjetër mjaft pikant që ka bërë përsëri “bujë” është ulja e tarifës 10 euro.

Krejt qesharake për ata që e njohin nga afër aviacionin. Qesharake se kjo shumë i ulet kompanive ajrore e jo udhëtarit, ndërkohë që qytetari ka nevojë për një liberalizim të tregut, i cili nxit konkurrencën e lirë e si rrjedhojë çmimet ulen dhe cilësia e shërbimit rritet. Por çudia thellohet pasi monopoli i naftës monopolizon edhe aviacionin.

Rrethi vicioz i aviacionit ngushtohet nga të gjithë palët, shqiptarët përdhunohen e vidhen çdo sekondë. Pseudo, Autoriteti i Aviacionit Civil në vend që të kontrollojë aferat korruptive me tenderat skëterrë të Rilindjes që i Rivdiq shqiptarët këto 7 vite, merret rregullisht me flakjen në rrugë të të gjithë ekspertëve të aviacionit, duke i zëvendësuar ata me militantë trashaluq, të pashkolluar e në dëm të aviacionit.

Duhet theksuar ndjeshëm se aviacioni është një sektor mjaft delikat dhe prioritar i çdo shteti, qoftë nga rëndësia strategjike, sigurisë dhe pavarësisë së tij. Ky pseudo rregullator jo vetëm që fle gjumë gjatë gjithë orarit të punës, jo vetëm që mbyll sytë e veshët gjatë çdo abuzimi qe individë të caktuar bëjnë në kurriz të çdo shqiptari të ndershëm por edhe favorizon shkelje të hapura të çdo proçedure që cënojnë dirket nivelin e sigurisë ajrore.

Nga krahu tjetër Ministria së bashku me mekanizmat e tjerë të saj krijon nje kompani komplet fantazëm siç është Air Albania qe një zot e di sesi funksionon, që nga aksionerët, pagesat, rregjistrimi që ka, fitimet e humbjet e deri tek siguria e korrektësia që i ofron udhëtarëve të saj…???

Skandali pason skandalin si efekti domino, si mundet që një kompani që ofron shërbimet e navigimit ajror siç është Albcontrol të marri dhe menaxhojë sektorin vip të aeroportit. Ku me ligj e me maliq ai sektor i takon vetëm e vetëm Ministrisë së Brendshme dhe askujt tjetër në këtë vend.

Si ka mundësi që Albcontroli punon me tre turne, në mes të rrezatimit, në mes të natës, në mes të tërmëtit dhe pandemisë e viruseve të ndryshëm dhe babëzitësit e laraskës AirAlbania hanë e fryhen lart e poshtë me lekët e Albcontrol. Një shkelje ditën për diell që ka çuditur të madh e të vogël nga cepi në cep të rruzullit tokësor.

Tenderat lumë e vjedhjet furtunë, kjo është GRABLINDJA. Tirana International Aeroport përllogarit sot rreth 300 punonjës aktivë me tre turne, plus eksperiencën e së paku 30 viteve mbi shpinë, si e shpjegoni ju që në 1 Prill Aeroporti i Kukësit do filloj fluturimet pa asnjë punonjës të kualifikuar, pa asnje studim visibiliteti, pa asnjë studim strategjik, pa asnjë biznes plan e pa e pa asgjë tjetër. Ja pra këto janë të gjitha ato që rëndojnë e shkatërrojnë kjo vetëm xhepat tona por edhe shëndetin tonë mendor. Prandaj largohen më shume se 100 mijë shqiptarë në vit me kamiona, me furgona e me çdo lloj e soj varianti për të mos ia parë më bojën këtij realiteti të shitur e të blerë, të perdhosur.

A e dinë sot shqiptarët se Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA), gjatë viteve 2009-2013 u morr dhe u zhvillua duke u kthyer si qendra më e suksesshme në rajon, ku numërohen dhjetra e dhjetra çmime e tituj ndërkombëtar me kryefjalë sigurinë dhe cilësinë ajrore. Me një staf elitë të trajnjuar në qendrat me të njohura në Europë. Po sot ku është vallë??? Sot nuk dihet se ku është e nuk ka askënd ta tregojë se ku ndodhet. Është mall pa zot e një han pa porta fare. Grablindja me drejtues të pashkolluar, me sindroma skizofrenie, e morrën e grabitën, i ndërruan dhe emrin që të humbnin gjurmët e përdhunimit, e vollën dhe e zhvatën e sot e kanë hedhur në rrugë të madhe.

Nuk ka një njeri sot të thotë se cili është buxheti real i kësaj kompanie, ku është situata reale, çfare objektivash ka realizuar edhe çfarë sfidash e presin??? Po pse bëhet kjo?! Është fare e thjeshtë, e përdhosin dhe e zhvlerësojnë që ta blejnë për një çapë buke, pastaj të ngrifen e të krekosen se do investojnë miliona e miliarda euro të cilat do dalim përsëri nga xhepi i shqipëtarëve. Grablindja mbase nuk e di që me 26 Prill 2021 do vijë grupi i ekspertëve europian nga EKAK, EASA dhe IATA që të hetojnë çdo pike e presje e çdo qindarke që grablindja ka futur në xhepat e PPP-ve dhe oligarkëve. Ku do fshihen? Çfarë i pret? Këto pyetje dhe hetimi i detajuar ndërkombëtar do i shoqërojë për një kohë të gjatë të gjithë PPPistët e grablindjes. Po atëhere ku do shkojnë? se as NUSRETI nuk i pret më… “Ky shkrim i dedikohet veçanërisht të gjithë punonjësve që kanë sakrifikuar çdo gjë nga jeta e tyre për aviacionin civil shqiptar!!!”

Ekspert i aviacionit civil