Mashtrimi i Ramës me shtëpitë e reja të tërmetit, do t’ua marrë prap

Në një vendim të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet se shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen.

Pra e thënë më thjeshtë, qytetarët që do të përfitojnë shtëpinë që është ndërtuar ose do të ndërtohet nga shteti nuk kanë të drejtë që banesën që marrin ta dhurojnë te një palë e tretë ose ta shesin.

Arsyeja është e thjeshtë. Rama do t’ua japë para fushate dhe do t’ua marrë pas fushate, duke i vendosur edhe çmimin e blerjes apo të qerasë.