Gazetari italian përgënjeshtron Ramën: Shqipëria është një tokë ku anëtarët e Ndranghetas veprojnë rregullisht

Gazetarja Jonida Shehu në ABC k intervistuar gazetarin investigativ Michele Albanese

Keni informacion për deklaratat e ambasadorit italian në Shqipëri se hetimet do të zgjerohen?

Gjatë ditës së djeshme kam dëgjuar që mund të ketë pasur takim mes hetuesve shqiptarë dhe italianë, por nuk kemi prova. Ne të ardhmen patjetër që duhet të ketë një takim dypalëshe mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Ndranghetan nuk ka mundur të penetrojë në Shqipëri, a të rezulton kështu?

Diçka është e qartë, që Ndranghetan ka njerëzit e vet në Shqipëri, ashtu si mafia shqiptare në Itali, kemi një bashkëpunim të të dyve. Një shqiptar është ekstraduar nga Spanja në Itali për lidhjet me Ndranghetan për trafik kokaine nga Amerika Latine. Shqipëria është një tokë ku anëtarët e Ndranghetas veprojnë rregullisht, kanë lidhjet e tyre.

Në cilët sektorë janë përfshirë në Shqipëri dhe deri në cilin nivel?

Në Shqipëri ka një kultivim marijuane dhe sasitë e sekuestruara në Kalabri, ku anëtarët e mafies shqiptare bëjnë këtë lidhje. Por kohët e fundit anëtarët e mafies shqiptare kanë filluar të kenë kontakte të drejtpërdrejta në Amerikën e Jugut që ta trafikojnë drejtpërdrejt, se deri tani shqiptarët ishin ata që e sillnin dhe e shisnin, por tani duan të kontaktojnë direkt me prodhuesit e drogës në Amerikën e Jugut për ta anashkaluar Italinë për ta çuar në vendet e tjera të Europës.

Por a kemi informacion, fakte dhe prova që paratë e pista të këtij trafiku të Ndranghetas kanë tentuar të pastrohen në Shqipëri dhe në cfarë do lloj forme?

Është provuar që paratë e pista që sjell Ndranghetas në Shqipëri u janë dhënë shqiptarëve bashkëpunëtorëve për të investuar në sektorë të ndryshëm që të pastrohen. Ardian Çekini që është ekstraduar nga Shqipëria në Itali akuzohet jo vetëm për trafik ndërkombëtar droge por edhe si anëtar i një grupi mafioz.