Frika e humbjes, Rama kërkon të mbyllë vendin në prag të zgjedhjeve?

Rama po planifikon të mbyllë vendin përpara ditës së zgjehjeve? Këtë e thonë njerëzit afër tij. Ai është në pnik nga humbja dhe një bllokim i vendit në kulmin e fushatës elektorale do të synonte të izolonte revoltën e madhe popullore ndaj tij, duke u thënë njerëzve se nuk duhet të fokusohemi të zgjedhjet dhe ndryshimi që ata presin por tek izolimi.

Brataj i urgjencës tha se me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit. Brataj tha se mund të mbyllemi në orën 18:00 ose në rastin më të mitë, nga ora 20:00, nëse vazhdon kjo rritje e madhe e rasteve të infektimit me Covid-19.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbajtja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. “Lock Down” është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”– tha Brataj.