Berisha i përgjigjet Nanos me një video. Ja çfarë deklaronte atëherë Fatosi për Ramën

Ish-Kryeministri Berisha ka ironizuar Fatos Nanon për deklaratat që ai bëri mbrëmë tek Fevziu në Opinion.

Berisha ka publikuar në Facebook një video të vjetër ku Fatos Nano asokohe kryeministër sulmoi Edi Ramën.

“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”, shprehet Nano në videon e nxjerrë nga arkivat.

“Miq, fajin e ka Saliu”, shkruan Berisha në Facebook.