Basha: Plani ynë është i zbatueshëm që në nisje të mandatit tonë! Ne do të ulim emigrimin e rinisë, do të zgjidhim çështjen e papunësisë

• Basha: Me planin tonë, Shqipëria do të fitojë! Plani ynë është i zbatueshëm që në nisje të mandatit tonë, sepse qëllimi i parë i tij është që Shqipëria të begatojë. Interesi ynë, i të gjithëve ne, është që Shqipëria të zhvillohet. Është e vetmja rrugë për të ndërtuar Shqipërinë që ëndërrojmë.

• Basha: Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjes të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm.

• Basha: Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta.

• Basha: Do të ulim emigrimin e rinisë. Po humbim një brez të tërë dhe ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu.

• Basha: Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.

• Basha: Asnjë i ri pa studiuar për shkak të varfërisë. Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare.

• Basha: 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

• Basha: Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PWR RININW NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Të dashur të reja dhe të rinj kudo që jeni!

Shqipëria që tani ka hedhur hapat e parë drejt fitores.

Pas 8 vitesh mungese totale të një debati serioz mbi problemet që shqetësojnë vendin tonë dhe shoqërinë tonë, pas 8 vitesh të mbushura me premtime të pambajtura, unë jam sot përpara jush për të sjellë programin më të detajuar, më realist, më të zbatueshëm që kemi pasur ndonjëherë, programin që do të ndryshojë jetën për çdo shqiptarë.

Më duhet t’ju them se saktësisht që ashtu siç e parashikonim, sapo ne nisëm prezantimin e programit tonë, Rama rinisi avazin e premtimet boshe dhe pa asnjë bazë.

Por shqiptarët nuk mashtrohen më.

Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime.

Një plan serioz, kërkon një përqasje serioze. Ndaj kemi punuar me muaj të tërë për secilin prej planeve tona. Kemi punuar vonë me netë të tëra, teksa Rama bënte qyfyre dhe propagandë me këpucë të grisura apo me projekte që mbetën vetëm në letër.

Plani ynë është i zbatueshëm që në nisje të mandatit tonë, sepse qëllimi i parë i tij është që Shqipëria të begatojë.

Interesi ynë, i të gjithëve ne, është që Shqipëria të zhvillohet. Është e vetmja rrugë për të ndërtuar Shqipërinë që ëndërrojmë.

Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë.

Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë!

Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë!

Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës.

Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë.

Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin.

Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm.

Ne do ta bëjmë që Shqipërinë të fitojë!

Të dashur miq,

As edhe një ndryshim nuk do të bëhet pa menduar për ata që i kemi më të shtrenjtë: dritën e syve, fëmijët tanë, rininë tonë!

Ata janë e ardhmja jonë, që fatkeqësisht tani nuk shohin të ardhme në vendin e tyre.
Nuk ka sfidë më të madhe, se sa të ndryshosh mënyrën se si të rinjtë shqiptarë shohin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë.

Mos më keqkuptoni për këtë, unë e di që ata e duan me shpirt vendin e tyre. Ata janë krenarë që janë shqiptarë. Dhe nuk është Shqipëria, por është kjo qeverisje që i ka lënë mbrapa! Gjatë 8 viteve të fundit 3 në çdo 5 të rinj kanë qenë të papunë dhe gjatë pandemisë patëm dhe një tjetër rritje prej 20% mes papunësisë të të rinjve. Kur nuk ke punë, kur nuk sheh të ardhme, kur rri në shtëpi dhe nuk je i aftë të sigurosh as të ardhura për veten, le pastaj për familjen tënde, sigurisht që nuk beson më në vendin tënd, në shoqërinë tënde dhe s’të mbetet tjetër por të ikësh. Ne po humbim një brez të tërë shqiptarësh. Rreth 1,6 milionë shqiptarë nuk jetojnë më në Shqipëri! 1,6 milionë!

Shumë prej tyre shkëlqejnë në botë. Pse të mos shkëlqejnë këtu, në vendin e tyre? Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi! Kjo katastrofë është edhe më e madhe, kur pyet moshat 19 deri 27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë! 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më. Ky është një brez i tërë i humbur. Braktisen prindërit, braktisen vëllezërit dhe motrat, familjet shkatërrohen, sepse njerëzit me të drejtë nisen në kërkim të një të ardhme më të mirë. Kjo është katastrofë kombëtare. Kemi diskutuar dhe debatuar me ekspertë.

Kam takuar mijëra të rinj anembanë Shqipërisë, kam kaluar orë e ditë të tëra duke folur me shqiptarët e diasporës, i kam dëgjuar, u kam bërë pyetje, kemi mbajtur shënim përgjigjet e tyre, jemi ulur më pas dhe bashkërisht kemi hartuar një plan. Një plan të sigurt dhe konkret që do të shpëtojë një brez të tërë të të rinjve shqiptarë. Boll me premtime boshe. Boll me plane boshe. Ne angazhohemi të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë. Dhe ju garantoj se do ta bëjmë realitet. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të fitojë, të rinjtë tanë do të fitojnë! Të dashur bashkëqytetarë, Për shkak të kësaj situate të paprecedentë, qeverisja e Partisë Demokratike që pas 25 prillit, do të përqendrohet më së pari dhe mbi të gjitha tek brezi i të rinjve tanë, që përbën dhe 1/4 e popullsisë. Ja cilat janë disa nga shtyllat kryesore të programit tonë për rininë:

Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta. Do të ulim emigrimin e rinisë. E thashë edhe më parë, do ta them përsëri: po humbim një brez të tërë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë.

Do të rrisim cilësinë e arsimit: në planin e arsimit që prezantuam fola për rëndësinë që ka arsimi. Ky është thelbi. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu. Inovacioni – nxitja e Inovacionit. Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive.

Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë. Ja edhe disa nga pikat e planit se si Shqipëria do ta rifitojë rininë!

Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master.

Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta.

Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje. Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Të dashur miq, Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme.

Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm. Ose do ta shpëtojmë një brez të tërë shqiptarësh ose do ta humbim atë përgjithmonë. Kjo është është në dorën tonë. E gjithë rinia shqiptare e ka mundësinë që me 25 prill të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur. Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen. Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptarë. Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë! Ne mund të bëjmë më mirë dhe do të bëjmë më mirë për të gjithë, për çdo shqiptarë e në veçanti për rininë tonë!

Ju faleminderit!

Basha1 2