Çfarë po ndodh në Mianmar

Myanmar citizens hold up a picture of leader Aung San Suu Kyi after the military seized power in a coup in Myanmar, outside United Nations venue in Bangkok, Thailand February 2, 2021. REUTERS/Jorge Silva

Më 1 shkurt Tatmadaw (Forcat e armatosura të Mianmarit) kanë ndërhyrë për të shkarkuar drejtuesit politikë të vendit si pasojë e krizës së gjeneruar nga akuzat për përregullsi elektorale që vetë ushtarakët kanë bërë pas zgjedhjeve të nëntorit. Presidenti Win Myint dhe Këshilltarja e Shtetit Aung San Suu Kyi (ikonë demokrate për të cilën Perëndimi, qysh nga fillimvitet 2000 dhe në mënyrë më të artikuluar duke filluar nga epoka Obama, kishte investuar resurse të mëdha për ta shkëputur vendin nga orbita kineze) janë vendosur në gjendje arresti bashkë me anëtarë të tjerë të Lidhjes Kombëtare të Demokracisë (partia e mazhorancës) dhe të së ashtuquajturës “shoqëri civile”. Duhet të kihet parasysh se ajo është përshkruar nga mjetet perëndimore të informimit si “grusht shteti ushtarak”, në realitet rezulton të jetë një operacion I kryer në përputhje me Nenin 417 të kushtetutës së vitit 2008, që parashikon mundësinë e shpalljes së “gjendjes së jashtëzakonshme” për një periudhë 1 vjeçare (nëpërmjet koordinimit midis Zyrës së Presidentit dhe Këshillit të të Mbrojtjes e Sigurisë Kombëtare) atëhere kur vërtetohen kushte në gjendje të kërcënojnë integritetin e bashkimit, solidaritetin apo sovranitetin e plotë kombëtar.

Më 12 janar 2021 Ministri i Jashtëm I Republikës Popullore të Kinës Wang Yi takoi kreun e forcave të armatosura të Mianmarit Min Aung Hlaing, njeriun që ka marrë rolin e kreut të qeverisë në vijim të shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme. Gjatë takimit të dy përcaktuan marrëdhëniet midis dy vendeve duke përdorur termin “pankphaw” që tregon një raport miqësie vëllazërore. Përveçse ka falenderuar Pekinin për mbështetjen e dhënë Mianmarit në krizën shëndetësore të gjeneruar nga pandemia dhe përveçse ka garantuar mbështetjen birmane ndaj kauzës së “Kinës së vetme”, Min Aung Hlaing theksoi edhe nevojën e përshpejtimit të CMEC – China Myanmar Economic Corridor: projektin e interkonjeksionit infrastrukturor midis dy vendeve që përfaqëson një prej nyjeve thelbësore brenda Rrugës së Re të Mëndafshit.

Njëlloj me degën po aq themelore kino – pakistaneze të projektit infratrukturor euraziatik (CPEC), CMEC shmang tranzitin tregëtar nëpërmjet zonave të kontestuara të Detit të Kinës Jugore dhe Ngushticës së Malakës, duke i hapur Pekinit hyrjen e drejtpërdrejtë në Oqeanin Indian dhe mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta gjeopolitike dhe gjeoekonomike midis Azisë dhe Afrikës: domethënë përgjatë atij aksi Jug – Jug (në kundërvënie me hegjemoninë e Veriut) të teorizuar tashmë nga maoizmi dhe i rimarrë, në kohë më të vonshme, edhe nga disa studiues jugamerikanë (si në rastin e “meridionalizmit” e studiuesit brazilian André Martin). Për më tepër, vlera strategjike e CMEC jepet nga mundësia e lidhjes (dhe e shmangies së rivalit indian) midis portit Sittëe në Mianmar, atij Hambantota në Sri Lanka dhe portit pakistanez Gwadar. Një projekt brenda të cilit futet edhe vullneti i Pekinit për ta zgjeruar korridorin kino – pakistanez në Afganistan; rajon për të cilin forcat multipolariste (nga Irani në Pakistan deri në Rusi e në Kinë) po mëshojnë për një paqëtim të shpejtë të vendit qendroaziatik (në kundërshtim nga India e cila vazhdon të punojë nën rrogoz jo vetëm për mbajtjen e një kontigjenti amerikan në Kabul, por edhe për destabilizimin e zonës).

Roli i Indisë, edhe në Mianmar, nuk mundet absolutisht të nënvlerësohet. Nëse është e vërtetë se Aung San Suu Kyi (me zhgënjimin e mbështetësve të saj perëndimorë) nuk i ka ngjitur kushedi se çfarë raportet e shkëlqyera tradicionale midis vendit të saj e Kinës dhe programin e bashkëpunimit me këtë të fundit, është po aq e vërtetë se gjatë viteve të saj në qeveri, përveç hapjes ndaj rrehit të OJF sorosiane, është përjetuar në një afrim substancial me New Delhi: një raport i intensifikuar muajt e fundit me bllokimin e blerjes së vaksinës kineze antikovid, në vend të së cilës është preferuar ajo indiane.

Veç kësaj, ko i ri në prodhimin e informacioneve false për diskreditimin e rivalëve të tij, prej kohësh Neë Delhi thekson se Kina po mbështet trafikun e armëve përgjatë kufirit indo – birman nëpërmjetr marrëveshjes logjistike ndaj disa grupeve të armatosura që operojnë brenda Mianmarit (Ushtria e Arakamit dhe Ushtria e Shtetit të Bashkuar Wa): një strategji informative e drejtuar jo vetëm për të prishur marrëdhëniet midis Pekinit dhe Naypyitaw, por, duke pasur parasysh rolin e atribuar Indisë nga Shtetet e Bashkuara, edhe për të përshpejtuar destabilizimin e një vendi tashmë thellësisht të përçarë sipas linjave etniko – sektare.

Një prej motiveve që mund t’i kenë shtyrë ushtarakët të ndërhyjnë drejtpërsëdrejti, përveç pretekstit të parregullsive elektorale, ka qenë pikërisht konstatimi i faktit se institucionalizimi potencial i përçarjes faktike të Bashkimit do të mund të shkaktonte krijimin e të fuqishmëve të mëtejshëm lokalë, dyshues se mos kooptohen nga fuqi të huaja për arësye në kontrast të hapur me interesin kombëtar. Në këtë kuptim Tatmadaw, institucion krenar nacionalist, ka vepruar në respektim të kushtetutës së 2008 dhe të mbrojtjes së unitetit kombëtar. Një prej urimeve të drejtuara nga Wang Yi për Min Aung Hlaing gjatë takimit të sipërpërmendur ka qenë në fakt ai i operimit në kuadër të një “rivitalizimi kombëtar” të Mianmarit.
Kështu që nuk habit fakti se qysh përpara ndëryrjes së ushtarakëve (drejtuesit e të cilëve, përfshi Min Aung Hlaing, është mirë të thuhet, i janë nënshtruar tashmë sanksioneve nga Uashingtoni e Londra në vijim të veprimeve të ndërmarra për të qetësuar trazirat në Shtetin Rakhine midis budistëve dhe një pakice myslimane që qeveria qendrore konsideron se janë trashëgimtarë emigrantësh bengalas), Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar sanksione të ashpra për Tatmadaw.

Për hir të së vërtetës, ka pasur që kanë hedhur idenë se prapa aksionit të ushtrisë fshihet dora e gjatë e shërbimeve amerikane. Ky aspekt meriton një thellim. Parasëgjithash është mirë të nënvizohet se nobelistja për Paqen Aung San Suu Kyi, sidomos pas pozicionimit të munguar në favor të atij që në Perëndi paraqitet si populli Rohingya, e ka humbur një pjesë të besueshmërisë sa sa, e ndërtuar me shfaqje në shoqërinë e Barack Obama dhe të familjes Soros. Kësaj i shtohet fakti se ajo, edhe për shkak të një ndarjeje të pushtetit me aparatet ushtarake historikisht të lidhura (anipse midis uljengritjesh) me Kinën dhe me Rusinë, nuk ka mundur të qartësojë një politikë të jashtme në shkëputje të plotë me të kaluarën. Megjithatë, duke pohuar se Aung San Suu Kyi do të shkarkohej në raport me zgjerimin birman të Rrugës së Re të Mëndafshit, harrohet fakti se prej 38 projekteve të parashikuar brenda CMEC momentalisht vetëm 9 janë miratuar dhe se vetë Tatmadaw, si trupë ushtarake, rezulton historikisht me unfitrim të vështirë nga aparate të huaja. Ka shumë të ngjarë që vetë ushtarakët e kanë konsideruar figurën e “luftëtares pacifiste” jo më konsumueshme në nivel të jashtëm dhe jashtëzakonisht të rrezikshme në atë të brendshëm.

Kjo nuk do të thotë se ngjarja (e atribueshme këtu dinamikave të qarta të brendshme) gjithsesi nuk mund të jetë përdorur nga kush, gjatë dekadave, që e ka themeluar strategjinë e tij gjeopolitike mbi krijimin e kaosit. Marrëdhëniet ndërkombëtare ndaj ndërhyrjes ushtarake në këtë aspekt janë emblematike. Nëse Kina dhe Rusia, të vetëdijshme për rolin vendimtar të ushtarakëve në Mianmar, kanë mbajtur një qëndrim diplomatik mosndërhyrjeje ndaj proceseve të brendshme politike, Perëndimi ka bërë menjëherë kritika, frikësime dhe kërcënime, duke parë konstatimin e dështimit të programit të eksportimit të demokracisë liberale.

Sekretari i ri i Shtetit, “fajkoi demokrat” Antony Blinken, i ka ftuar ushtarakët që t’i përmbysin menjëherë vendimet e tyre. Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar ndërhyrjen e “komunitetit ndërkombëtar” për dënimin e aksionit ushtarak “The United States – ka theksuar Biden – removed sanctions on Burma over the past decade based on progress towards democracy […] the reversal of that progress necessitates an immediate review of your sanction laws and authorities followed by appropriate action”.

Pakashumë në të njëjtën gjatësi vale kanë qenë deklaratat e senatorit demokrat Bob Menendez, i cili ka paralajmëruar vendosjen e “strict economic sanctions” të mëtejshme dhe të diplomatit Daniel Russel (personi që ka ndërtuar raportin midis administratës Obama dhe Aung San Suu Kyi), i cili ka nënvizuar se “grushti i shtetit” është një goditje e rëndë ndaj interesave rajonale të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se ka hequr nga levat e pushtetit instrumentin kryesor në posedim të Perëndimit. Kësaj i shtohet fakti që Radio Free Asia ka funksionuar menjëherë si megafon i protestës së Aung San Suu Kyi.

Gjithsesi, mbetet për t’u kuptuar sesi Shtetet e Bashkuara mund të shfrytëzojnë situatën në favorin e tyre. Përveç mundësisë së sipërcituar të përdorjes së Indissë si instrument të luftës hibride ndaj Mianmarit, një zgjidhje tjetër mund të jetë ajo e krijimit të një “skenari venezuelian” (apo bjellorus) duke mos e njohur gjendjen faktike e situatës së brendshme politike dhe duke vazhduar t’i garantojnë legjitimitet një qeverie pa pushtet real, me shpresën e nisjes së një procesi të shpejtë destabilizimi dhe “ballkanizimi”.

Në këtë kontekst, roli i Kinës dhe Rusisë nuk ka sesi të mos jetë ai i futjes së Mianmarit në një proces politik që garanton stabilitet të brendshëm edhe nëpërmjet ruajtjes së pandryshuar të kanaleve tregëtare që do të kompromentohen nga regjimi i ri eventual sanksionues perëndimor) dhe mungesës së ndërhyrjes së huaja jo vetëm në Naypyitaë, por edhe në hapësirën më të gjerë euraziatike.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA