Ambasadori italian, Fabrizio Bucci ka reaguar sërish për hetimet ndaj përgjimeve të Ndraghetës me disa zyrtarët të lartë shqiptarë për të kryer investime në Shqipëri.
Ambasadori Bucci, në një postim në Twitter shkruan për një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy shteteve.
“Bashkëpunim i shkëlqyer dhe gjithmonë e më i ngushtë. Flamuri i Italisë dhe ai i Shqipërisë bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit!
Mbledhje sot në mëngjes në Romë midis Prokurorit Kombëtar të Antimafia italiane Cafiero de Raho dhe Drejtuesit të #SPAK @KrajaArben1. Janë këto “zhvillimet e rëndësishme” për të cilat fola mbrëmë me @ilvanoë”, shkruan ambasadori Bucci.
Mëngjesin e sotëm në Romë, raportohet se është zhvilluar një takim midis Prokuorit Kombëtar të Antimafias dhe kreut të SPAK, Arben Kraja.