Meta: Nuk do të lejojmë askënd të prekë votën, 25 prilli referendum popullor

Kreu i Shtetit thekson se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Meta e quan pjesëmarrjen në zgjedhje, një mision patriotik.

Më tej Presidenti del garant për të mos lejuar askënd të prekë votën e qytetarëve. “Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre! 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.