Gjeneral Ahmetaj: Stërvitja ushtarake e SHBA, përtej betejës politike të 25 Prillit

Gjeneral ® Piro AHMETAJ

Siç është bërë e njohur edhe nga media, u zhvillua takimi i posaçëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK) mbi stërvitjen e madhe ushtarake “Defender 21”, që do të zhvillohet nga SHBA në territorin dhe në bashkëpunim me 20 vende Evropiane, përfshi edhe vendin tonë.

Duke shpresuar të kontribuojnë në mos-shpërdorimin politik në betejën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, me statusin e ekpertit të sigurisë kombëtare, po paraqes disa konsiderata, si në vijim:

Së pari, kjo mbledhje është një ngjarje për t’u shënuar në memorien e KSK, pasi për herë të parë në takim moren pjesë shtetas (të huaj) nga vendi  partner strategjik, konkretisht Ambasadoria dhe (Gjeneral) Zëvëndës i Gardës Kombëtare të SHBA- së, në Evrope.

Por duhet thenë se edhe vende të tjera, janë thirrur ambasadorë, në mbledhjet e KSK, p.sh. Franca, kur përgatiste Librin e Bardhë (strategjinë kombëtare) ftoi ambasadorin e UK, etj!

Së dyti, nuk ka lidhje me ndonjë konspiracion, as me axhenden e ish-Presidentin Trump, me Presidentit Biden, por thjesht një stervitje e planizuar para disa vitesh nga Pentagoni, me qëllim çertifikimin dhe përmirësimin e aftesitë luftarake të forcave të SHBA-së, në zonat e përgjegjësisë ndaj kërcënimeve dhe interesave të gjeostrategjike nën moton: “Ushtri e fortë, Europë e fortë”.

Kështu, kolegët e planifikimit në Pentagon, nuk mundet të konsideronin, se kur do të beheshin zgjedhjet e radhës, apo të parakohshme në çdo njërën nga mbi 20 vendet pjesëmarrëse në stërvitje?

Së treti, edhe pse në këtë stërvitje, krahas RSH- së, do të marrin pjesë rreth 20 vende SEE, përfshi Estoninë (shumica anëtare të NATO-s), nuk ka lidhje me NATO-n, as me BE, etj.

Pra, qartësisht është stërvitje ushtarake e SHBA, të cilës me vullnetin e tyre, i janë bashkëngjitur të gjitha vendet që skenarët e stërvitjes janë parashikuar në territorin e tyre. Dhe në dijeninë time, 30 vendet NATO-s, përfshi RSH e vetë-konsiderojnë SHBA, si partner strategjik!

Së katërti, nuk ka fare, asnjë lidhje me përleshjet e radhës së sekserëve të pushteteve, as me anësi në betejat politike dhe as me propagandën e qeverive në ikje, si dhe as me opoziten zyrtare që lufton për të marrë pushtetin në asnjë nga këto vende.

Në të kundërt, konfirmoj se për shkak të funsionit politik dhe lidhjeve profesionale, diku mbas mesit të 2020, jam informuar për këtë stërvitje (një nga më të mëdhatë e Gardës Kombëtare të SHBA), që krahas 26 vendeve, do përfshinte edhe vendin tone. Po ashtu, kemi bashkëmenduar që meqënëse kjo stërvitje si dhe aktivitetet mbështetëse të saj do të zhvillohen para/pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kishte arsye të forta, për të planizuar ngjarje (si takimi konkret i KSK) me mesazhe të qarta, në mënyrë që të mos perceptohet dhe keqpërdoret për interesa politike dhe elektorale.

Së pesti, pra, vetëm për të shmangur spekullimet politike dhe elektorale, edhe pse një ngarje jo pa peshë, është rekomanduar dhe më tej dakortësuar që për arsyet e sipër përmëndura në këtë takim të ftohet edhe Kryetari i Opozitës, Z.Lulzim BASHA (për herë të parë është ftuar në Mars 2014)!

Basha3 1

Së gjashti, kështu besoj është fare e qartë, se ky takim, nuk ka asnjë lidhje me qasjen delekuente, të qeverisë në ikje dhe oligarkisë së Tiranës zyrtare, për të privatizuar (përfshi edhe besnikërinë për Atdheun) çështjet e sigurisë kombëtare, jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve, interesat gjeopolitike të RSH-së dhe marrëdheniet e partneritetin strategjik me SHBA, NATO-n.

Për më tepër, fatekeqesisht Shqipëria edhe mbas 30 vjet pluralizëm, ka domosdoshmëri kritke për qasjen gjithëpërfshirëse, konsensusin e gjerë dhe adresimin institucional të çështjeve të sigurisë kombëtare si dhe partneritetin strategjik me SHBA, NATO-n, integrimin në BE, etj.

Thënë sa 6 arsyet e mësipërme, shpreh respektin ndaj Ambasadës së SHBA- së, për gjetjen e mënçur në organizimin e këtij takimi, pasi edhe pse mekanizëm këshillimor, e ritheksoj se Këshilli  i Sigurisë Kombëtare (KSK) mbetet mekanizëmi i vetëm kushtetues, për të “mbjellë” frymēn e qëndrimeve të përbashkëta midis partive politike mbi interesat kombëtare dhe gjeopolitike të RSH.

Me këtë rast, dëshiroj ta ritheksoj fort se partneriteti strategjik me SHBA mbetet prioriteti strategjik i palëkundur kombëtar, që tejkalon çdo parti apo disa mandate qeverisjesh. Për më tepër, forcimi i partneritetit strategjik dhe projektet madhore të modernizimit të mekanizmave dhe kapaciteteve të sigurisë kombëtare me SHBA, mbeten me rëndësi kritike për interesat e shqiptarëve dhe ato gjeopolitike të RSH, stabilitetin demokratik të rajonit dhe agjendën e integrimit të vendit në BE.

Së fundmi, përsëris nderimin e thellë dhe ju uroj në avancë suksese në këtë stërvitje ushtarakëve të SHBA, Shqiptarë dhe të vendeve të tjera pjesëmarrese, etj për përkushtimin, sakrificat sublime dhe kontributet që japin për paqen dhe sigurinë në botë.

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, 

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Ish-Këshilltar i Presidetit & Zëvendës SHSHPFA, Përfaqësues i RSH në NATO