Kryetari i opozitës, Basha deklaroi gjatë takimit me të rinjtë se PD në qeveri do të financojë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë. “1 në çdo tre stuentë, praktikë 1-vjeçare të paguar me 300 mijë lekë në muaj”, tha Basha.
Po po u pamё nё sy me njёri-tjetrin, apo Ekonomiku, dhe nё veçanti pёr tek profesionet pёr tё cilat kanё nevojё mё shumё tregu sot, Teknologjia e Informacionit, Inxhinieritё dhe tё tjera specializime me tё cilat ne mund dhe duhet tё kriojmё mundёsi tё jashtёzakonshme pёr tё rinjtё tanё. Pse e them kёtё? Se bashkё me sfidat vijnё dhe oportunitetet e jashtёzakonshme. Plakja e tregut Europian tё punёs po sjell njё efekt shkatёrrues pёr vendet tona dhe nё veçanti Shqipёrisё qё ёshtё dhe largimi masiv i rinisё. Nga ana tjetёr Teknologjia e Informacionit ofron njё oportunitet tё jashtёzakonshёm, 90% e kёtyre shёrbimeve tё rinjtё shqiptarё t’i kryejnё nga Shqipёria pёrkundёr pagave dinjitozё nё qoftё se trajnohen ashtu si1 duhet dhe jemi nё gjendje tё thithim,sё pari investimet e huaja nё Shqipёri dhe sё dyti ti shёrbejmё tregut europian nga Shqipёria.
Filizёn e kёsaj e kemi parё tek call-centers, por call-centers ёshtё, ёshtё me tё vёrtetё niveli mё bazik nё fund tё zinxhirit, e the mirё. Çfarë, cilat janë propozimet kryesore të planit tonë këtu? E para që shteti jo thjeshtë duhet të jetë albitër por duhet të investoj fuqishëm me politika dhe me financa në një trekëndësh funksional midis sektorit universitar, sektorit privat pra kam parasysh sipërmarrësin shqiptar dhe të huaj dhe përfaqësuesit e interesit publik, politik bërësit pra qeveris. Që do të thotë një komunikim i institucionalizuar, plane konkrete, financa te dedikuara dhe projekte të dedikuara për ti mbështetur objektivat e një bashkëpunimi të tillë. Kur them me financa të dedikuara kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit edhe financat europiane që siç e thatë nuk mungojnë madje janë një prioritet i Bashkimit Europian për të financuar projekte të tilla në Shqipëri.