Ambasadorja e SHBA Yuri Kim kërkon më shumë rezultate nga SPAK në punën kundër krimit të organizuar.
Ambasadorja Yuri Kim shkruan në një postim në Twitter, shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
“Bazuar në informacionin nga SH.B.A, SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke cuar në burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.