Gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, arkitetkti dhe pedeagogu Besnik Aliaj u shpreh se rijetëzimi i Piramidës në fillim fushate synon të ulë dëmin nga shembja e Teatrit, duke e konsideruar projektin një flluskë elektorale qe i ben dëm vetë idesë.
“Qasja që bëhet sot tek piramida ndoshta bëhet edhe për të qetësuar disi publikun pas traumës së teatrit dhe përkeqësimit të krizës së pandemisë. Rizhvillimi i Piramidës në këtë moment fushate ndoshta synon të zbusë efektet negative elektorale për vetë PS, për shkak prishjes së një kontrate sociale nga dhuna në Teatër, ushtruar naten dhe në kulmin e pandemisë. Të rinjtë ndërkohë nuk duan akte elektorale, sepse presin projektet si procese afatgjata integruese me shanse e mundesi per punësim dhe jetë më të mirë në vend. Dhe jo arratisje jashtë nga sytë kembët. Nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë që ka ikur koha të gënjejmë në fushata duke mos prezantuar program, atëherë nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do të stimulojmë hemoragjinë e pandalshme të trurit e të rinjve drejt vendeve të tjera”, theksoi më tej arkitekti.
Ndërsa foli për raportin me politikën, Aliaj tha se kontributin e tij ka zgjedhur ta japë duke thënë të vërtetën, ndërsa shton se sot kanë rënë kolonat kryesore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend.
“Opozita – tha Aliaj – nuk ka kohë për të humbur, por duhet të artikulojë më qartë e shpejtë idetë. Përmbytjet janë një rast i prekshëm për shembull që ndodhin për faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Për 30 vite ne vazhdojmë të përkeqësohemi, njerëzit nuk kompensohen, nuk kemi politikë për menaxhimin e burimeve szrategjike ujore. Pra kjo situatë është produkt i këtij ndryshimi klimatik që ndodh në nivel global, por edhe për shkak se ne nuk po dimë të trajtojmë ujin si aset dhe burimin kryesor. Askush nuk thotë që Shqipëria është klasifikuar e para për nivelin e riskut ne Europe, dhe e 40 në botë për ndryshimet që do të ndodhin ne territor, nderkohë që rrezikojmë të humbim 15 përqind te teritorit të vendit në bregdet, dhe mund te përfundojmë me një popullsi prej 800 mije deri 1 milion per pak dekada – tha ai.
Teksa foli për çështjen e Teatrit Kombëtar ai e konsideroi një akt të rëndë korrupsioni duke u shprehur se meriton një përgjigje dhe jo vetëm thjesht një anulim kontrate. Aliaj tha “ky rast është shumë i rëndë, është çështje e shtetit ligjor, çështje te drejtash dhe lirish, një akt i rëndë korrupsioni me shumë shkelje ligjore. Besoj që meriton përgjigje të fortë, dhe anulimi i një kontrate nuk është një zgjidhja por vetëm fillimi. Në këtë rast është goditur kontrata sociale e shoqërisë dhe indi i demokracisë. Ka ndodhur në kulmin e pandemisë, në mes të natës dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Më tej ai shtoi: Vendin duhet ta çojmë drejt një stabiliteti. Atë që PD thotë aktualisht në progrm e besoj, se është e qartë dhe se ka një orientim të qartë perëndimor, dhe jo ndaj sirenave që i kendojnë kësaj qeverie.