Basha: Do të financojmë 100% të tarifave për 90% të studentëve

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi gjatë një takimi me të rinjtë se qeverisja e pas 25 porillit do të financojë 100% të tarifave për 90% të studentëve. Basha është përqëndruar tek program për rininë duke deklaruar se do të gjendet mekanizmat e duhur që ajo të ketë sukses në Shqipëri dhe ta ndërtojë ta ardhmen këtu dhe jo larg vendit.

“Para se t’iu japim fjalën dhe studentëve, së pari jam shumë i lumtur që jam mesin tuaj sot. Ju jeni një shembull suksesi, e një suksesi të arritur me një përpjekje të jashtëzakonshme përkundër sfidave shumë të mëdha. Në këtë kuptim përbëni edhe një motivim se çfarë mund të arrihet me pak mbështetje nga qeveria. Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: objektivi i parë sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptarë parauniversitar dhe universitar pёr fat tё keq 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim. Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeveris. Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e para universitarit por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit.

Gjermani shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjeshtё tё diplomohen por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr tu integruar menjёherё nё tregun e punёs. Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar, ne kёtё e dimё sepse si pёr shёmbull degёt klasike si shёndetёsia, mjekёsia (4.30)tё cilёt praktikisht e kanё tё ndёrtuat brenda e kanё pasur tё ndёrtuar qё nё fillim, qё para qindra vitesh idenё e arsimit dual janë edhe më të shtrenjtat mё tё kushtueshme pёr sa i ёprket mbёshtetjes financiare buxhetore apo mbёshtetjes financiare pёr universitetet e insituticionit arsimor tё lartё privat. Tani e kuptojmё se jetojmё nё njё realitet ekonomik qё kjo na duhet tё shtrihet tek tё gjitha profesionet, absolutisht tё gjitha profesionet nga ato qё mund tё duken akoma si mё teorikët, përshembull Juridiku”, tha Basha.