Ballina Aktualitet Rama inspekton për herë të tretë shkollën në Lezhë, duhet të kishte...

Rama inspekton për herë të tretë shkollën në Lezhë, duhet të kishte përfunduar në nëtor, por do të inagurohet para votimeve

Rama ka shkruar për herë të tretë për të inspektuar punimet për ndërtimin e shkollës së mesme “Llesh Nik Daka” në Shënkoll të Lezhës. Punimet për këtë shkollë e cila u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, e rindërtuar me një fond prej 3.2 milionë eurosh dhe afat përfundimi 26 nëntorin e vitit që lam pas, nuk i ka hapur dyert ende për 650 nxënësit e saj

Punimet kanë filluar në qershor të 2020 dhe Rama premtoi se shkolla do të ishte gati në 26 nëntor të atij viti, por ai shkoi për inspektuar për herë të tretë.

Banorët e zonës shprehen se, shkolla ka ende mungesa për shkak të cilësisë së ulët të punimeve. “Mësuesit thonë që këto ditë mund të hapet, para votimeve”, u shpreh një qytetar.

Gjatë inspektimeve të punimeve në 29 korrik të 2020, kryeministri Rama dha direktivat e tij ndaj inxhinierëve në terren, duke iu kujtuar dhe afatin se shkolla duhet të jetë gati në 26 nëntor. “Më 26 nëntor duhet të hapni dyert, nuk e di, punon me 4 turne, duhet të jetë e përfunduar”, u shpreh ai.

Vizita e Ramës në këtë shkollë vijoi edhe në nëntor të 2020, ku përmes postimeve në rrjete sociale njoftoi se punimet në shkollën e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë, nga 3D ishin kthyer në realitet sipas standardeve europiane. Dyert e kësaj shkolle sërish nuk u hapën në datën e përcaktuar. Me tej kryeministri Rama në 4 dhjetor inspektoi punimet e përfunduara së bashku me ministrin e shtetit për Rindërtimin, ku falenderoi inxhinierët për shpejtësinë e punimeve.

Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë 143 shkolla pjesë e programit të rindërtimit sipas standardeve europiane.

Exit mobile version