Shqipëria me vdekshmërinë tepër më të lartë në botë për vitin 2020 pas Meksikës dhe Perusë!

Nga Sali BERISHA

Viti 2020 viti i katastrofes njerezore vjetore me te madhe ne 100 vitet e fundi per Shqiperine.

Permbledhje e shkurter.

Me 6049 vdekje te teperta gjate vitit 2020 apo 2100 vdekje te teperta per 1 milione banore apo 209 vdekje te teperta per 100 mije banor krahasuar me vdekshmerine e vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmerise te viteve 2015-2019, Shqiperia tejkalon ne kete tregues te kobshem dhe themelor dmth ne vdekshmerine e tepert, Britanine e Madhe, Italine, Belgjiken, Spanjen, Franca dhe çdo vend tjeter ne Europe, tejkalon SHBA, Brazilin dhe çdo vend tjeter te plantetit perveç Meksikes dhe Peruse dhe eshte keshtu nje nga tre vendet e katastrofes njerezore me madhe gjate vitit te pandemise 2020.

Miq, pak kohe me pare revista serioze Monitor publikoi statistiken zyrtare te vdekshmerise se pergjithshme ne Shqiperi per vitin 2020. Sipas statitstikes zyrtare te publikuar nga Monitor rezulton se gjate vitit 2020 vit i pandemise covid19 ne Shqiperi kane vdekur nga te gjitha shkaqet perfshi covid19, gjithsej 28026 persona kundrejt rreth 20 mije vdekjeve nga te gjitha shkaqet qe pati gjate vitit 2019 dhe 21977 vdekjeve qe ishte mesatarja e vdekjeve per vitet 2015-2019 te marra se bashku.

Keshtu nga krahasimi del se gjate vitit 2020 ne Shqiperi vdiqen 6049 persona nga te gjitha shkaqet me shume krahasuar me vitin 2019 dhe me mesataren e vdekshmerise se pergjithshme te viteve 2015-2019. Keto shifra perbejne ate qe studiuesit e vdekshmerise e quajne vdekshmeria e tepert (excess mortality).

Ky studim qe fakton kakstrofen e vertet njerezore qe ndodhi ne Shqiperi gjate vitit 2020 vitit te pandemese se covid19 dhe qe perbente dhe lajmin me te kobshem per numrin vjetor te vdekjeve te teperta te qytetarve te ketij vendi ne 100 vitet e fundit ne menyre te habitshme, por edhe çnjerezore e te pafalshme kaloi pa asnje koment nga autoritetet e shendetit publik dhe epidemiologjise se vendit dhe kjo vetem e vetem se Edvin Hajduti kerkon te kendoje me çdo çmim dhe kusht sukses edhe duke hedhur valle mbi kufoma.

Nje gje e tille nuk mund te ndodhe kurre ne nje vend te lire ku jeta e njeriut kushton me shume se çdo gje por ndodh vetem ne nje rregjim totalitar si narkodiktatura ne Shqiperi ku vdekjet jane numra me rendesi thjeshte statistikore.

Te dashur miq, treguesi i vdekshmerise se tepert eshte treguesi me i sakte sepse ai bazohet ne certifikaten e vdekjes.

Vdekshmeria e tepert perfshin edhe vdekshmerine nga covid19 por saktesia e kesaj te fundit universalisht vihet tashme ne dyshim per shkak te negativitetit te testit, te vdekjeve ne shtepi pa bere testin, te menyres se perllogaritjes se vdekjeve nga Covid19 apo manipulimit dhe fshehjes se shifrave nga autoritetet zyrtare siç eshte rasti i Shqiperise
ku u faktua se kishin fshehur se paku 60% te vdekjeve ne spitalet covid te vendit. Ndersa te gjitha keto diferenca marrin pergjigje ne perllogaritjen vdekshmerise se tepert.
Prandaj dhe sot per studjuesit treguesi i vdekshmerise se tepert eshte treguesi me i besueshem per ndjekjen e trajektores se pandemise dhe per krahasime kombetare dhe nderkombetare lidhur me pandemine dhe pasojat e saj.

Çfare tregojne shifra tejet alarmante te vdekshmerise se tepert gjate vitit te pandemise 2020 ne Shqiperi?

Se pari ato tregojne se vdekshmeria e tepert e vitit 2020 prej 2100 vdekje per 1 milione banore apo 209 vdekje per 100 mije banore ne Shqiperi eshte me larte me distance te madhe se ne çdo vend tjeter te botes perveç Meksikes dhe Peruse. Asnje vend tjeter i planetit perveç Meksikes dhhe Peruse nuk ka patur vdekshmeri vjetore shtese per vitin 2020 prej 28% te larte sa Shqiperia.

Keshtu Britania e Madhe, njeri nga dy vendet me vdekshmeri nga covid 19 dhe vdekshmeri te tepert me te larte ne Europe, per periudhen 14 mars 18 dhjetor te vitit 2020 pati 124 vdekje te teperta ose 15% me shume se sa ne vitin 2019. Kurse per te gjithe vitin 2020 sipas njoftimit te 12 janarit te vitit 2021 te Kings Fund vdekshmeria e tepert ne Britanine e Madhe arriti ne 1201 te vdekur per 1 milione banore nga 2100 te vdekur per 1 milione banore qe numeron vendi yne.

Kurse Belgjika vendi me vdekshmerine me te larte nga covid 19 ne Europe dhe per shume kohe edhe ne bote nga fillimi gjer me 22 nentor te vitit 2020 ka patur nje vdekshmeri te tepert krahasuar me vitin 2019 prej 10%.

Per periudhen mars-15 dhjetor 2020 ky vend pati nje vdekshmeri te tepert prej 174 vdekjesh per 100 mije banor.

Vdekshmeria e tepert ne SHBA per periudhen 8 mars-12 dhjetor 2020 ishte 115 te vdekur per 100 mije banore ndersa ne statistikat e vdekjeve te teperta te publikuara ne NYT SHBA, nga marsi 2020 gjer me 12 janar 2021 tregon se ato paten rritje prej 19%.
Ana tragjike tjeter e katastrofes se Shqiperise qendron ne faktin se ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter te planetit vdekjet e teperta prej 6026 rastesh rezultojne te jene 5.1 here me te larta se sa 1181 rastet e vdekjeve nga covid 19 te raportuara nga ministria e shendetesise per vitin 2020.

Studimet kane provuar se vendet me nivel te ulet vdekshmerie nga covid19 kane nivel te ulet vdekshmerie te tepert dhe e kunderta.

Por Shqiperia per shkak te fallsifikimit te te dhenave nga nje skizoid qe kerkon te ndertoje sukses edhe me shpirtra te vdekurish ben prejashtim nga rregulli dhe del rast unik ne bote!
Keto shifra flasin per nje fallsifikim te 4-5 fishte te vdekshmerise nga covid19 dhe per dalje te plote jashte çdo kontrolli te pandemise se covid19 si dhe per nje falimentim te plote te sistemit shendetesor nga pandemia.

Se treti keto shifra deshmojne se Shqiperia ndodhet ne nje superemergjence kombetare nga pandemia covid 19.

Per shkak te qendrimit absolut kriminal dhe te papergjegjshem te Edvin Xhahilit ndaj pandemise, keqmenaxhimin e plote te saj, vaksinimit farse apo propagandistik te popullates katastrofa njerezore ne dy vitet qe vijne rrezikon te jete se paku dy here me e madhe se sa e vitit 2020.

E them kete kategorikisht jo per te ndjelle panik, kurrsesi jo, por publikimi i Monitor tregon se vdekshmeria e pergjithshme ne 6 mujorin e pare te vitit 2020 ishte 3,5% me e ulte se sa vdekshmeria e pergjithshme e te njejtes periudhe te vitit 2020 çka do te thote se rritja e vdekshmerise se tepert ne Shqiperi per vitin 2020 i detyrohet vetem 6 muajve te dyte te ketij viti dhe dhe per kete gjysme kjo rritje tejkalon rritjen e çdo vendi tjeter dhe kjo vetem e vetem nga kemenaxhimi dhe dalja e plote jashte çdo kontrolli e pandemise se covid 19 ne gjysmen e dyte te vitit 2020.

Kete vit janari shenon muajin me vdekshmerine me te larte qe nga fillimi i pandemise. Ky janar shenoi vetem ne 3 dite aq vdekje sa u deklaruan zyrtarisht nga covid 19 per periudhen 10 mars 31 maj te vitit 2020.

Si perfundim mund te themi se nje kthese rrenjesore ne trajtimin e pandemise ne Shqiperi eshte jetike per shpetimin e jetes se dhjetra mijra shqiptarve.
Ne kete kontekst propozoj:

1-krijimin e menjehershem te nje komiteti kombetar me fuqi ekzekutive per trajtimin e superemergjences se covid 19 i kryesuar nga presidenti i Republikes.

1-Krijimi i nje komisioni ekspertesh te shquar te pavarur, kombetar dhe nderkombetar per keshilluar Komitetin e Kombetar te superemergjences se covid19.

ps: ketu me poshte po rendis link-et e burimeve te shfrytezuara per kete publikim per ata qe jane te interesuar.

https://www.monitor.al/ekskluzive-rreth-6-mije-vdekje…/
Tracking covid-19 excess deaths across countries
www.economist.com
https://www.nytimes.com/…/14/us/covid-19-death-toll.html
https://www.bbc.com/news/health-54976362
https://www.kingsfund.org.uk/…/highest-rates-excess…
https://ec.europa.eu/…/statistics-explained/index.php…
https://notesfrompoland.com/…/poland-recorded-more…/
https://www.brusselstimes.com/…/coronavirus-deaths…/