Juxhin Mustafaraj: Pak ditë më parë keni deklaruar se ju personalisht do të garoni në qarkun e Tiranës, me mundësitë që ju jep kodi zgjedhor i referuar dhe deklaratave të kryeministrit Rama i cili ka theksuar se mund të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës. Përse nuk e shfrytëzoni kodin zgjedhor për të garuar më shumë se sa në qarkun e Tiranës?
Lulzim Basha: Për mua këto zgjedhje si për shumicën e Shqiptarëve nuk janë për një person apo një person tjetër apo për mundësitë për të shfrytëzuar hapësira të padrejta siç janë këto, Venecia tha që është e pa drejtë që kryetarët të garojnë në më shumë se sa një qark, por janë për ti dhënë shqiptarëve rrugën e daljes nga kjo krizë, për ti dhënë shqiptarëve mundësinë që bashkë me 25 prill të fitojë Partia Demokratike, koalicioni, Shqipëria, çdo shqiptarë. Këtu është gjithë fokusi dhe vëmendja ime dhe këtë mund ta shikoni në rrallë të parë tek aktiviteti im i përditshëm i cili konkretizohet me shpalosjen e planeve ekonomike, të shëndetësisë, të ekonomisë, të arsimit. Në fakt është rezultati i një pune të gjatë në kontaktet e vazhdueshme që kam me njerëzit dhe pa diskutim edhe në angazhimin tonë që koalicioni të japi formë dhe përmasë dëshirës mbarë popullore për të larguar Edi Ramën dhe për të çliruar Shqipërinë dhe për të ndryshuar fatin e çdo shqiptari përmes programit tonë Shqipëria Fiton.
Pyetje: ka gjithmonë në fakt një interes kur bëhet fjalë për kandidimin e ish-kryeministrit Berisha, nëse do të jetë dhe në dëshirën e tij dhe për shkak të peshës historike që ai ka në Partinë Demokratike do të vendosnit ju që ai të ishte përballë Edi Ramës në Durrës?
Lulzim Basha: Shiko, nuk preferoj të flas me nëse, këto janë çështje të cilat javët e ardhshme do të bëhen fare konkrete për të gjithë.