Ballina Kryesore Basha i bindur te fitorja: Rama është përgjegjës për të gjitha dështimet...

Basha i bindur te fitorja: Rama është përgjegjës për të gjitha dështimet e këtyre 8 viteve dhe nuk e fsheh dot më këtë përgjegjësi

Pyetje: Pse jeni kaq i bindur zoti Basha se do të fitoni? Në fakt është e llogjikshme që çdo lider i një force politike të madhe siç është partia demokratike, të ketë pritshmëri për të fituar, por nëse kjo gjë nuk ndodh në 25 prill…

Lulzim Basha: Thash Shqipëria fiton dhe Shqipëria fiton vetëm kur largohet Edi Rama, pa larguar Edi Ramën asgjë në vend nuk do të ndryshojë, jua thashë, jua përsërisë, 8 vite me radhë premtime të pambajtura, dështim pas dështimi me të gjithë pushtetet që kishte në dorë nuk arriti dot të mbante një premtim të vetëm para shqiptarëve dhe konkluzioni i 25 prillit nga shumica dërmuese e shqiptarëve nuk është thjeshtë dhe vetëm projektimi ynë, pavarësisht se dhe projektimet tona tregojnë të njëjtën gjë, është realiteti, nuk fshihet dot ky realitet. Kudo fjalët në majë të gjuhës së njerëzve janë, boll më, është mbushur kupa, ky duhet të ik, ky duhet të largohet, por ne nuk jemi mjaftuar me konstatimin e kësaj që është, do thoja një vullnet mbarëpopullorë, largimi i Edi Ramës është kthyer në një emergjencë kombëtare. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë për të ndryshuar Shqipërinë, por me seriozitet, pas një pune të gjatë, po ju japim shqiptarëve një plan konkretë masash që do të prekë jetën e çdo shqiptari. Ky është plani që po shpalosim ditë për ditë me ekspertët tanë përballë shqiptarëve.

Pyetje: Zoti Basha nëse ju lexon ju dhe kryeministrin Rama në retorikën publike, ka një kryeministër i cili merret personalisht me ju ndërkohë që shpesh herë ju e keni shmangur përcaktimet personale apo etiketimet ndaj ti. Në fakt çfarë mendoni ju…

Lulzim Basha: Është fare e thjeshtë Juxhin, po ta përsëris meqë pyetja i ngjan pyetjes së mëparshme.

Pyetje: jo çfarë mendoni ju personalisht për Edi Ramën? A ka vetë Edi Rama ndonjë meritë në të gjithë karrierën e tij politike?

Lulzim Basha: Është përgjegjës për të gjitha dështimet e këtyre 8 viteve dhe nuk e fshehë dot më këtë përgjegjësi as duke më sulmuar mua, as duke sulmuar Partin Demokratike, as duke sulmuar ambasadorët perëndimor në vend, as duke sulmuar Bashkimin Europian, as duke sulmuar apo duke u përpjekur ti mbyll gojën medias, shoqërisë civile apo qytetarëve shqiptarë. Edi Rama është përgjegjësi për dështimet e këtyre 8 viteve. Është dështimi vetë i këtyre 8 viteve ku Shqipëria jo vetëm ka mbetur në vend numëro por ka shkuar mbrapa në çdo fushë, me ekonomi të rrënuar, me papunësi të shtuar, me emigracion në nivele rekord duke kapur vendet e para në botë për emigracionin masiv, me shkatërrimin e vendeve të punës, me rritjen e kostos së jetesës, me shkatërrimin e shëndetësisë që e nxori zbuluar pandemia, me korrupsioni galopant dhe kapjen e shtetit që nuk kurseu as fondet për rindërtimin dhe për tërmetin pra dështim në çdo fushë ndaj përballja e Edi Ramës është me qytetarët, është me shqiptarët, kësaj nuk do ti ik dot. Çfarëdo që të bëj dhe do të përpiqet gjatë këtyre javëve që i ka mbetur nuk i ikën dot përballjes me të vërtetën.

Bilanci i tij nuk është zero është negativ, është negativ në çdo fushë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këto kushte unë e shohë si detyrën time kryesore mos të merrem me dikë pa largimin e të cilit Shqipëria nuk mund të ecë përpara dhe që e ka kuptuar këtë tashmë çdo shqiptar. Por me të drejt tu shpjegoj shqiptarëve thjesht, qartë dhe konkretisht se çfarë do të bëjë qeveria e nesërme. Largimi i Edi Ramës në 25 Prill është fitorja e çdo shqiptari. Por në 25 Prill fillon një punë e madhe për të korrigjuar dështimet e tij dhe ky është thelbi i planit tonë ekonomik, planit tonë për shëndetësinë, planit tonë për arsimin dhe planet e tjera që po shpalosen të cilat janë produkt i një pune serioze dhe nuk janë premtime, por janë angazhime konkrete plotësisht të zbatueshme që do të ndryshojnë fatin e çdo shqiptari.

Exit mobile version